Sunday, 25/2/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Tri Du’a te preferuara gjate namazit te nates, te bazuara ne Hadithe

Tri Du’a te preferuara gjate namazit te nates, te bazuara ne Hadithe

Tri Du’a te preferuara gjate namazit te nates, te bazuara ne Hadithe:

1. Muslimi ne Sahihun e tij e permend thenien e Aishes radijAllahu anha, i cili transmeton se i Derguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ne namazin e nates e ka thene duane ne vijim:
” O Allah, o Zot i Xhibrilit, i Mikailit dhe i Israfilit, Krijues i qiejve dhe i Tokes, Njohesi i te fshehtes dhe asaj qe shihet, Ti do t’u gjykosh roberve te Tu ne ata ne te cilen nuk jane pajtuar. Na udhezo ne te verteten rreth se ciles njerezit jane perçare. Me te vertete, Ti udhezon ke deshiron ne rrugen e drejte. ”

2. Transmetohet ne menyre autentike se I Derguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ne namazin e nates e ka thene kete dua:
” O Allah, me jep drite ne zemer, drite ne veshet dhe ne syte e mi, drite perpara dhe pas meje, drite ne anen time te djathte e te majte, mbi dhe nen meje. O Allah, me jep drite ne eshtrat dhe ne mishin tim, ne gjakun, ne floke dhe ne lekuren time”

3. Ibn Abbasi radijAllahu anhu transmeton se I Derguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ne namazin e nates e kishte thene duane ne vijim:
” O Allahu im, Ty te takon falenderimi, Ti udheheq me qiejte dhe me token dhe me ate qe eshte ndermjet tyre. Ty te takon çdo falenderim. Ti sundon me qiejt dhe me Token dhe me ate qe eshte nderjmet tyre. Falenderimi i pafund qofte mbi Ty. Ti je Drite e qiejve dhe e Tokes dhe e asaj qe eshte ndermjet tyre. Qofsh i lavderuar. Ti je e Verteta dhe Premtimi Yt eshte i vertete. Takimi me Ty eshte i vertete dhe Fjalet Tua jane te verteta. Xhenneti dhe Xhehennemi me te vertete ekzistojne. Muhammedi vertete eshte i Derguari Yt. Dita e Kijametit padyshim se do te vije. O Allahu im, Ty te dorezohem dhe te Ti besoj. Tek i mbeshtetem dhe Ty te drejtohem, per hir Tendin kundershtohem (me njerezit), ne baze te Ligjeve Tua gjykoj. Mi fal mekatet qe i kam bere deri tani dhe ato qe do ti beje, ato qe i kam bere fshehurazi dhe ato qe i kam bere haptazi. Ti pershpejton dhe prolongon, nuk ka zot perveç Teje. ‘

Categories

Archives