Thursday, 23/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Tri dëshirat e çuditshme të Ebu Dherrit


Tri dëshirat e çuditshme të Ebu Dherrit


3 deshirat
I Dërguari i Allahut alejhi selam dhe dëshirat e sahabeve të mëdhenj

(Tri dëshirat e çuditshme të Ebu Dherrit)

I Dërguari i Allahut i pyeti një ditë sahabet e tij:
-Çfarë dëshiron, o Ebu Bekër?- Ai tha:
-Unë dua tre gjëra, o i Dërguari i Allahut!- Ai e pyeti, cilat janë ato dhe ai iu përgjigj:
-Shpenzimin e pasurisë time për ty, ndeja me ty dhe të shikoj vazhdimisht ty…

-Po ti, o Omer çfarë dëshiron?- Ai tha:
-Edhe unë dua tre gjëra, o i Dërguari i Allahut: Dashurinë ndaj të vërtetës, të them të vërtetën dhe të ndaloj nga e keqja.

-Po ti, o Osman?- Ai tha:
-Unë dëshiroj dhënien e ushqimit, shpërndarjen e selamit dhe faljen e namazit natën kur njerëzit flenë.

-Po ti, o Ali?- Ai tha:
-Unë dëshiroj respektimin e mysafirit, agjërimin gjatë ditëve të verës dhe të vras armiqtë me shpatë.

Po ti, o Ebu Dherr? Ai tha:
-Unë dua gjëra të çuditshme!- I Dërguari i Allahut alejhi selam e pyeti atë: -Cilat janë ato?- Ai iu përgjigj:
-Unë e dua urinë, e dua sëmundjen dhe e dua vdekjen?!…- I Dërguari i Allahut alejhi selam i tha:
-Këto nuk i don askush?- Ai iu përgjigj:
-O i Dërguari i Allahut, unë kur uritem më zbutet zemra, nëse sëmurem me pakësohen mëkatet dhe nëse vdes do të takoj Allahun tim.

Pershtati: Valdet Kamberi

 

Një shkrim tjetër i dobishëm  Mendo pak ...
Tags:

Categories

Archives