Sunday, 23/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Trembëdhjetë të vrarë në Serbi

Trembëdhjetë të vrarë në Serbi

Një 60 vjeçar qëlloi sot dhe vrau 13 veta në një fshat në jug të Beogradit

Autoritetet në Serbi thanë se 13 persona janë vrarë në një fshat në jug të Beogradit.

Autoritetet thanë se autor i vrasjeve është Lubisha B. 60 vjeçar, i cili qëlloi gjashtë burra, gjashtë gra dhe një fëmije dy vjeç në fshatin Velika Ivança rreth 30 kilometra në jug të Beogradit. Ai kishte bërë përpjekje të vriste edhe bashkëshorten e tij dhe veten.

Ngjarja ka ndodhur në pesë shtëpi të këtij fshati dhe të vrarët ishin fqinjë dhe farefis i autorit.

Motivet e kësaj ngjarjeje ende nuk dihen, ndërsa policia tha se po kryen hetime intensive.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Serbia fton të rinjtë shqiptarë për t’u rekrutuar në ushtrinë serbe

Categories

Archives