Tuesday, 28/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Tregohuni modestë o ju nxënësit e diturisë !!


Tregohuni modestë o ju nxënësit e diturisë !!


modest
Tregohuni modestë o ju nxënësit e diturisë, sepse kush tregohet modest për hir të Allahut, Allahu do ta ngrejë lart. Shumë nga ata që e heqin veten si të ditur, kanë arritur në gjendjen e mashtrimit, për shkak të dëshirës për tu shfaqur si të ditur dhe dëshirës për tu mburrur. Janë mashtruar nga vetëkënaqësia e vetëpëlqimi për shkak të asaj diturie të pakët që kanë arritur.

Dikush nga selefët ka thënë:
”Njeriu do jetë i ditur për sa kohë që e kërkon diturinë, e nëse mendon se e ka arritur atë, atëherë është injorant .”

Nga thëniet që unë i kam përfituar nga shejhu ynë, Hamad el Ensarij i cili ishte një nga dijetarët e daves selefije të bekuar, të cilët kanë ecur sipas rrugës së imamllarëve të mëdhenj pararendës, është fjala e tij:
”Dituria është tre llojesh:
1) Dituri që shkakton mendjemadhësi.
2) Dituri që shkakton frikë-përulje.
3) Dituri që shkakton modesti.”

1) Më pas ai sqaron se disa njerëz që arrijnë pak dituri, fillojnë të mburren para njerëzve, flasin me fjalë të mëdha dhe hiqen si elokuent, duke zgjedhur fjalë të panjohura. Trajtojnë cështje të çuditshme dhe të padëgjuara për njerëzit me qëllimin për tu bërë interesantë, japin fetva në kundërshtim me fetvatë e njohura, nguten për të dhënë përgjigje, etj si këto. Kjo është ajo dituri që shkakton mendjemadhësi. I tilli vërtetë mund të ketë pak dituri por e shkatërron atë me mendjemadhësi. Kur ndjen në vetvete se dituria i jep të drejtë të shfaqet me të madhe para njerëzve e të mburret, atëherë duhet t’ia ketë frikën Allahut dhe të tregohet i kujdeshshëm sepse ka arritur në një fazë të rrezikshme. Kjo është dituria që shkakton mendjemadhësi, ndaj dhe shumica e atyre që shfaqen nëpër stacionet televizive satelitore të cilët i bëjnë njerëzit që të mashtrohen pas tyre, i përkasin kësaj kategorie.

Një shkrim tjetër i dobishëm  O mendje, a ta pi një gotë?

2) Dituria që shkakton frikë-përulje, është ajo dituri që sapo e merr e praktikon atë dhe thërret në të. Për këtë dituri besimtari është i sigurt sepse e ka marrë atë nga dijetarët edukatorë, duke u ulur tek ata. Kjo është dituria që shkakton frikë-përulje.
Allahu ka thënë:
” Ata që i frikësohen më së shumti Allahut janë të diturit ”.(Fatir 2)

3) Dituri që shkakton modesti. Nëse njeriu ia ka frikën Allahut, cfarë ndodh ? Do tregohet modest me robërit e Allahut. Ky është kuptimi i thënies së Profetit salallahu alejhi ue sel-lem:
” Kush tregohet modest për hir të Allahut, Allahu do ta ngrejë lart atë ”.

Ndaj, tregohuni modestë o ju nxënës të dijes, o ju muslimanë, sepse kjo e bën besimtarin me zemër të pastër, me nijet të sinqertë dhe metodë të saktë në kërkimin e të vërtetës. I tilli gjithmonë ndjen se nuk ia jep të drejtën adhurimit të Allahut, se ajo dituri që ai ka nuk është asgjë në krahasim me atë që kanë poseduar dijetarët edukatorë, ndaj tregohet i përulur dhe modest. Komunikon atë që mundet sipas mundësisë që Allahu i ka dhënë dhe nuk i tejkalon kufijtë e tij.

Shejhu i nderuar Salih bin Sad es-Suhejmij.

Categories

Archives