Sunday, 24/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Tregimi i pranimit të Islamit nga një vajzë çifute

Tregimi i pranimit të Islamit nga një vajzë çifute

islami paqe
Si e pranova Islamin?

O vëllezër, këtë fe të madhërishme, Islamin, në qoftë se do ta prezantonim mirë dhe pastër, atëherë njerëzit do ta pranonin shume lehtë për shkak të natyrës së pastër të tyre.

Kjo ngjarje është nxjerrë nga Interneti, ku një grua thotë se e ka parë një vajzë në xhami, në një qytet të vogël të Ame­rikës, e cila lexonte Kur’anin me komentin në gjuhën angleze. I ka dhënë selam, e ia ka kthyer me buzëqeshje. U ul pranë saj, filluan të bisedojnë e pas një kohe të shkurtër u bënë dy shoqe të mira. Një natë, derisa ishin duke shëtitur, ajo i tregoi shoqes së saj se si e përqafoi fenë Islame. Pra ta dëgjojmë këtë ngjar-je:

Tregon kjo vajzë: “Kam jetuar në një familje amerikane çi­fu­te të përçarë. Pasi babai u shkurorëzua nga në­na, dhe u martua me një grua tjetër, filluan problemet. Pas kësaj ngjarjeje vendosa të largohem nga shtëpia, e atëherë isha 17 vjeçare, dhe u vendosa në republikën tjetër, ku takova të rinj dhe të reja nga arabët, të ndershëm e bujarë, dhe në fytyrat e tyre vazhdimisht vërehej buzëqeshje, mirëpo unë shoqërimin me arabët nuk e kam dashur për shkak se i urreja.

Në anën tjetër, nuk isha e kënaqur me jetën time e gjithash­tu nuk ndieja qetësi dhe prehje, përkundrazi ndieja ngushtim dhe humbje, dhe për këtë arsye vendosa që t’i kthehem fesë time ashtu që të gjeja qetësi shpirtërore dhe vullnet për jetë, por çifutët me fenë e tyre nuk më bindën, sepse është fe që nuk e respekton gruan, nuk e respekton njeriun, fe që e urreva, sepse gjeta në të prapambetje. Në qoftë se të intereson diçka në të, nuk gjen përgjegje. Pas kësaj pranova Krishterimin, mirëpo krishtërimi kishte edhe më shumë kundërthënie në disa gjëra që nuk i pranon mendja, e madje edhe kërkojnë prej nesh t’i nën­shtro­hemi dhe t’i pranojmë. Kam pyetur shumë si ka mundësi ta mbysë Zoti birin e Vet? Si lind Ai? Si mund të ketë feja jonë tre zota, e nuk e shohim asnjërin prej tyre? U demoralizova, e lashë çdo gjë, por e dija se ka krijues, dhe çdo natë mendoja deri në agim. Një natë, para agimit desha të bëja vetëvrasje prej gjendjes së keqe që mbretëronte tek unë. Çdo gjë ishte e pakup­timtë për mua! Shiu binte pandërprerë, sikur të ishte burg që më rrethon, gjithësia rreth meje më mbyste. Pra, derisa qëndroja pranë dritares në një shtëpi ta braktisur, gjeta veten duke e lutur Zotin: “O Zot e di se je këtu, e di se më do mua, unë jam e brak­ti­sur, unë jam krijesa jote e dobët, më udhëzo në rrugën Tënde, o më udhëzo o më mbyt!” Qava me të madhe, derisa më zuri gjumi. Në mëngjes u ngrita me zemër të hapur, një ndjenjë e huaj për mua. Dola si zakonisht, të kërkoja furnizim. Ndoshta do të gjeja dikë të më paguante mëngjesin, apo të pastroja enë e të merrja pak të holla. U takova me një djalosh arab, me të cilin bisedova gjatë, e ky kërkoi nga unë që pas mëngjesit të shkoj tek ai, në shtëpinë e tij, dhe më ofroi të jetoja me të. Shkova tek ai dhe derisa ishim duke ngrënë drekë, duke pirë dhe duke qeshur, hyri një djalosh me mjekër i cili quhej Sead, siç e mësova nga shoku im që i habitur e thirri me këtë emër. Kurse unë mbeta e frikësuar përballë një terroristi, fundamentalisti. Mirëpo ky nuk bëri asgjë të jashtë­za­konshme, por kërkoi nga unë me shumë respekt dhe edukatë të shkoja në shtëpinë time. I thashë atij se unë nuk kam shtëpi. Ai më shikoi me dhembje, e këtë e vërejta në fytyrën e tij, e pastaj më tha: “Mirë, rri këtu këtë natë (ishte shumë ftohtë), merri këto të holla dhe të nesërmen shko. Këto të holla do të të ndihmojnë derisa të gjesh punë.” Posa deshi të dalë, e falënde­rova dhe i thashë: “Unë do të dal e ti rri këtu, por më trego, të lutem përse u solle ashtu me shokun tënd, ndërsa me mua ke sjell­je tjetër. “U ul dhe filloi të flasë, gjersa shikimi i tij ishte vazh­dimisht i ulur – shkak i kësaj sjelljeje është Islami, që ndalon veprat e këqija: ndalon vetminë me gratë e huaja, pirjen e alko­olit, nxit në bamirësi, në sjellje (edukatë) të mirë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  A e ke ditur ?

U shtanga nga habia. A janë këta për të cilët thuhet se janë terroristë? Mendoja se mbajnë armë dhe vrasin çdonjërin që u del para! Kështu më kishin mësuar mediat amerikane. I thashë: “Dua të më mësosh më shumë për Islamin!” Më tha: “Do të shkoj­më së bashku te një familje fetare muslimane, do të qënd-rosh aty dhe besoj se ata do të mësojnë për çdo të mire.” Shkuam tek ajo familje në ora dhjetë të mbrëmjes, e ata na pritën shumë mirë. Kështu fillova të shtroja pyetje për gjërat të cilat më mundonin qysh moti, ndërsa Dr. Sulejmani, i zoti i shtëpisë, përgjigjej, derisa u binda plotësisht. U binda se e gjeta atë që e kërkoja si përgjigje të pyetjeve që kisha.

Fe e qartë, e pastër, që përputhet me natyrën e njeriut. Nuk gje­ta asnjë vështirësi të besoja çdo gjë që dëgjova, sepse të gji­tha ishin të vërteta. Kur e pranova Islamin ndjeva një ringja-llje të papërshkrueshme dhe po atë ditë e vendosa mbulesën (hixhabin).

Në ora një të mesnatës, zonja e shtëpisë më vendosi në dhomën më të bukur dhe më tha: “Kjo është dhoma jote, rri në të sa të duash.” Pas kësaj më vërejti se isha duke shikuar në dritare e buzëqeshur, e të njëjtën kohë më rridhnin lotët. Më pyeti për gjendjen time. I thashë: “Mbrëmë, saktësisht në këtë kohë, qëndroja pranë dritares dhe lutja Zotin, o të më udhëzojë në rrugën e drejtë, o të më mbysë. Më udhëzoi dhe më nderoi, ndërsa unë tani jam muslimane. Kjo është e vërteta, kjo është e vërteta.” Atëherë zonja e shtëpisë më përqafoi dhe filloi të qajë së bashku me mua.”

Categories

Archives