Tuesday, 20/11/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

TREGIMI I NJERIUT BANOR I XHENETIT



TREGIMI I NJERIUT BANOR I XHENETIT
Transmeton Zuhriju se Enes bin Maliku ka treguar: ”Ishim ulur me të Dërguarin e Allahut s.a.v.s., e ai tha: “Tani do të vijë një njeri prej banorëve të Xhenetit”. Kur erdhi një njeri prej ensarëve, i cili e kishte paksa të lagur mjekrën prej abdesit dhe në dorën e tij të majtë mbante nalle (këpucë). Të nesërmen Muhamedi a.s. prapë tha njësoj, sikur në ditën e parë. Kur prapë u paraqit i njëjti njeri! Edhe ditën e tretë Muhamedi a.s. prapë tha sikur ditën e mëparme.
Kur u paraqit i njëjti njëri! Pasi shkoi Muhamedi a.s. Abdullah bin Amri bin Asi shkon pas atij njeriu dhe i thotë: “Jam përbetuar se tri ditë nuk do të hyjë në shtëpinë e babait tim, andaj për të mos e thyer përbetimin kërkoj që të strehohem tek ju tri ditë. Ai njeri iu përgjigj: “Po.” Vazhdon të tregojë Enesi se Abdullahu tregonte për tri ditët e qëndrimit të tij tek ai njeri, se ai nuk ka parë që ai të falte namaz të natës. Mirëpo, para se të binte e kujtonte Allahun dhe e madhëronte Allahun deri në mëngjes (namaz të sabahut). Tregonte Abdullahu se ai kur fliste, gjithnjë fliste fjalë të mira dhe të dobishme. Pasi që kanë kaluar tri netët, dëshirova të përfitoj prej veprimtarisë së tij, e i thashë: “O rob i Allahut, unë nuk kam ndonjë hidhërim me babën tim, dhe nuk jam përbetuar se nuk do të shkoj më në shtëpi tri ditë. Mirëpo, tri herë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë:
“Tani do të vijë një njeri prej banorëve të xhenetit”, ndërsa qe tri herë jeni paraqitur ju. Për ketë arsye kam dëshiruar të banoj me ty, të shoh se çka vepron, çfarë punë të mira keni që edhe unë t’i veproj të njëjtat. Mirëpo nuk pash tek ju diçka të veçantë nga veprat e mira, andaj nuk e di se çka ka dëgjuar për ju i Dërguari i Allahut” Ai njeri u përgjigj: “Nuk veproj në jetën time, pos atë çka e ke parë gjatë këtyre tri netëve.” Pasi që ia ktheva shpinën dhe u nisa për të shkuar, më thirri dhe më tha: “Nuk ka diçka,pos çka më ke parë, mirëpo unë kurrë nuk i tradhtoj muslimanët nuk e urrej askënd,nuk kam zili në atë të mirë që Allahu ia ka dhënë dikujt tjetër. Atëherë Abdullahu i thotë: “Kjo është arsyeja për çka ka thënë i dërguari i Allahut për ty.Kjo është ajo që duhet ta kemi ne.”