Friday, 25/5/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Tregim që e bën zemrën te qajë

Tregim që e bën zemrën te qajë

Njeri nder shembujt me te shkëlqyer te respektimit te urdhrave te Allahut dhe te rrugës se Tij është edhe shembulli i floktares, se bijës se faraonit.

Një dite prej ditësh, ndërsa floktarja ia krihte flokët bijës se faraonit, asaj i kishte rene krehri ne toke dhe kur ajo kishte dashur ta merrte atë, kishte thënë: “ Bismil-lah – Me emër të Allahut “ . Bija e faraonit e kishte dëgjuar floktaren dhe i kishte thëne: Babai im është Allahu ? Floktarja i qe përgjigjur: Zoti im, Zoti yt dhe Zoti i babait tënd është Allahu. Atëherë bija e faraonit i kishte thëne: Do ta informoj babanë tim për këto fjale. Dhe ajo vërtet ashtu kishte bere. Kështu qe faraoni i kishte thëne floktares: A ke Zot tjetër pos meje ?! – Zoti im dhe Zoti yt është Allahu. – i kishte thëne floktarja. Faraoni kishte pyetu: A ka floktarja fëmije ? Po, i ka 4 fëmije, madje njërin ende e ka ne gji. – i kishin thëne faraonit.

– M’i sillni fëmijët e saj, – kishte urdhëruar faraoni – dhe sillmani edhe një kazan te madhe me ujë, kurse nen te ndizeni një zjarr te forte qe te vloje uji.

( Përpiqu qe ta imagjinosh se fare kishte ndodhur dhe vere veten tende ne vendin e floktares ).

Faraoni kishte marre fëmijën e madh te floktares dhe i kishte thëne asaj : A ti ke Zot tjetër pos meje ?
– Zoti im dhe Zoti yt është Allahu. – kishte thëne floktarja.

Faraoni e kishte hedhur fëmijën ne zjarr para syve te nenës se tij dhe fëmija kishte filluar te bërtiste deri sa ishte djegur i tëri…

Faraoni kishte bere kështu edhe me fëmijën e dyte dhe te trete. Edhe ata i kishte gjetur ajo qe i kishte ndodhur vëllait te trete. Edhe ata kishte gjetur ajo qe i kishte ndodhur vëllait të tyre të madh dhe, e gjithë kjo, madje para syve të nënës së tyre, e cila kishte vetëm një përgjigje: Zoti im dhe Zoti yt është Allahu.

Më pastaj radha i kishte ardhur fëmijës, i cili akoma ishte në gji. Zemra e floktares kishte filluar të dridhej, kurse kraharori t’i ngushtohej, sakaq fëmija i foli asaj: Oj nëna ime, duro, sepse ti, pa dyshim, je në rrugën që është e vërtete !
Pas kësaj, faraoni i kishte hedhur ne zjarr fëmijën dhe nenën e tij…
E kuptoj se ky tregim ka bere qe zemrat tuaja të qajnë, kurse sytë të lotojnë…

I Dërguari ( paqja dhe lavdërimi i Allahut qofte mbi të ) me t’u kthyer pas udhëtimit në natën e Isras dhe Mi’ raxhit, ka thëne: “ Ndërsa po udhëtoja në qiell, kam ndier një aromë të bukur të cilën asnjëherë më parë nuk e kisha ndier, ndaje pyeta Xhibrilin : O Xhibril, ç’është kjo aromë ? Ai më tha: Është aroma e floktares që ia ka krehur flokët bijës se faraonit dhe aroma e katër djemve te saj “

O Zot! Syri qan gjatë pikëllimit, por ai qan edhe gjatë gëzimit !

“ Te durueshmëve u jepet shpërblimi i tyre pa masë” Zumer 10

( Vepra e vetme, për të cilën nuk dihet shpërblimi, është durimi. )

Vërtet, s’ka dyshim se më i madhi durim, është të durosh në rrugën e Allahut dhe për fenë e Tij.

Fragmente të shkëputura nga libri “ Durimi dhe Maturia “ Amër Halid

Categories

Archives