Tuesday, 23/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Tregim në dobinë e istigfarit



Tregim në dobinë e istigfarit

Tregim në dobinë e istigfarit

Tregimi ka ndodhur në kohën e imam Ahmedit (Allahu e mëshiroftë!).
Imam Ahmedi në një udhëtim dëshironte ta kalonte natën në xhami, por ai u pengua nga rojtari i xhamisë. 
U përpoq ta bindte, por s’kishte asnjë rezultat. Rojtari e tërhoqi dhe e nxori nga xhamia me forcë.
Ndërsa tek imami vëreheshin shenjat e përulësisë dhe pleqërisë.
Atë e pa një bukëpjekës dhe i propozoi të qëndrojë tek ai, dhe imam Ahmedi pranoi. Bukëpjekësi e nderoi pamasë.
Më pas bukëpjekësi filloi ta përgatisë brumin, ndërsa imam Ahmedi e dëgjoi atë duke bërë shumë istigfare (pandërprerë). Kaloi një kohë dhe ai ende po bënte istigfare.
Kur u zgjua imami e pyeti për istigfarin e natës, e ai u përgjigj: “Unë gjatë gjithë kohës duke përgatitur brumin, bëj istigfare.”
Imam Ahmedi e pyeti: E, a ke gjetur frytet e istigfarit? (edhe pse ai i dinte frytet, dobitë dhe mirësitë e istigfarit)
Bukëpjekësi u përgjigj: “Po, pasha Allahun nuk kam bërë ndonjë lutje, e të mos më jetë pranuar, pos njërës”.
Imam Ahmedi i tha: Cila është ajo?
Bukëpjekësi tha: Ta shoh Imam Ahmed b. Hambelin.
Imam Ahmedi i tha: Unë jam Ahmed b. Hambeli, dhe jam tërhequr me forcë drejt tij.