Friday, 24/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Trajtimi i pucrrave dhe i te thateve


Trajtimi i pucrrave dhe i te thateve


mersina

Trajtimi i pucrrave dhe i te thateve

Trajtimi i pucrrave dhe i te thateve

Ibn el-Sinni ne librin e vet ka permendur mjekimet e te Derguarit te All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, , i cili njehere kishte shkuar te njera nga grate e veta dhe ia kishte pare te thatin ne gisht. Per kete e kishte pyetur: “A ke pluhur plishi te mersines? Ajo e pohoi. Pastaj i Derguari i tha: “Vere ne gishtin tend dhe lutu: “Zoti im, qe ke fuqi ta zvogelosh ate qe eshte me e madhe dhe te rrisesh ate qe eshte me e vogel, zvogeloje ate qe me ka dale ne gisht”.

Zarira eshte ilac indian qe behet nga plishi i mersines (lat. Hermarthria), qe eshte i nxehte dhe i thate. Ndihmon ne eleminimin e enjtjes se barkut dhe melcise; e sheron akumulimin abnormal te fluideve ne zgavrat e trupit (dmth. edemi ose semundja e ujit); dhe e forcon zemren per shkak te aromes se vet te mire.
Ne Sahih eshte shenuar se Aishja , radiallahu anhu., ka thene: “Gjate qendrimit ne haxhin lamtumires e kam lyer me vaj plish mersine dy here te Derguarin e All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, nje here para veshjes se ihramit dhe heren tjeter pasi e veshi”.

I thati eshte pezmatim i nje pjese te indit te trupit qe mbledh qelb ne nje “ishull”, kurse shkaktohet nga infeksioni lokal. Nxehtesia e tij, natyrisht, eshte kah siperfaqja, kurse vete ai ka nevoje te piqet dhe te eleminohet. Plishi i mersines eshte nje ilac tradicional qe eshte perdorur per kete qellim, dhe vec kesaj ka edhe arome te mire dhe e ftoh temperaturen e te thatit. Po kete mendim e ka shprehur edhe Ibn Sina, i cili shton: “Nuk ka asgje me te mire qe do ta ndalte temperaturen e te thateve sesa lyerja me krem qe eshte perfituar nga pluhuri i plishit te mersines dhe qe eshte perzier me gjethe trendafili (petalet) dhe uthull”

Një shkrim tjetër i dobishëm  Thelbi i sures El Fatiha
Tags:

Categories

Archives