Tuesday, 21/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Trajtimi i puçrrave

Trajtimi i puçrrave

Trajtimi i puçrrave

Ibn El Sunni shënon, se njëherë, kur Pejgamberi (s.a.u.s.) ishte me njërën nga gratë e veta, pa se asaj i kishte dalë një puçërr në gisht. Kështu, ai e pyeti: “A të gjendet kelkazë1?” – “Po” – tha ajo. Pastaj Pejgamberi (s.a.u.s.) i tha: “Vër kelkazë në gishtin tënd dhe lutu: O Allah! Ti ke fuqi ta zvogëlosh atë që është e madhe dhe ta zmadhosh atë që është e vogël! Zvogëloje atë që më ka dalë në gisht!”

Kelkaza është një ilaç indian, që përgatitet nga kallami i kelkazës, i cili është i nxehtë dhe i thatë. Ai ndihmon kundra sëmundjeve të barkut dhe të mëlçisë, kundër edemës, e madje forcon zemrën, për shkak të aromës së vet të mirë.

Në Sahih është shënuar se Aishja (r.a.) ka thënë: “Unë e kam parfumosur të Dërguarin e Allahut (s.a.u.s.) me duart e mia, duke përdorur kelkazë, gjatë Haxhit të Lamtumirës: një herë para veshjes së ihram-it dhe herën tjetër pas veshjes së tij.”2

Puçrra është një zhvillim që vjen si pasojë e substancave të nxehta, septike dhe të dhembshme që shtyhen drejt lëkurës, më qëllim që të dalin jashtë. Puçrrat duhet të piqen, të hapen dhe pastaj të pastrohen, e për këtë ndihmon kelkaza, duke lëshuar edhe një aromë të mirë.

Kelkaza, gjithashtu, zbut nxehtësinë e lungave. Ja përse Ibn Sina ka thënë: “Nuk ka asgjë më të mirë për djegiet nga zjarri sesa kelkaza, kur ajo përzihet me esencë trëndafili dhe me uthull.”

Categories

Archives