Sunday, 19/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Trajtimi i prekjes nga syri i keq dhe hasedi

Trajtimi i prekjes nga syri i keq dhe hasedi

Trajtimi i prekjes nga syri i keq

Ebu Daudi ka sjellë në Sunen-in e tij një hadith prej Sehl ibn Hunejfit, i cili ka thënë: “Njëherë, po kalonim pranë një përroi dhe unë hyra në të për t‟u larë. Por, kur mbarova së lari, më zunë ca ethe. Kur e njoftuan Profetin (s.a.u.s.) për këtë, ai tha: “Urdhërojeni Ebu Thabitin (d.m.th. Sehlin) që të bëjë rukje (për t‟u shëruar)!” Unë i thashë: “O zotëria im! A ka dobi prej rukjeve?” Ai tha: “Nuk ka rukje për gjë tjetër, por veçse për kundra syrit të keq, etheve dhe kafshimeve (ose thumbimeve) helmuese.” Ka disa lloje rukjesh fetare, si, për shembull, këndimi i sures Fatiha, i dy sureve mbrojtëse (Felek dhe Nas), ajeti Kursij etj.

Përveç këtyre, ka edhe disa lutje profetike, si: – “Eudhu bi kelimatil-lahit-tam-mati min sherri ma halek!” (Kërkoj mbrojtje me fjalët e përsosura të Allahut prej së keqes së çdo gjëje që Ai ka krijuar!) –

“Eudhu bi kelimatil-lahit-tam-me min kul-li shejtanin ue ham-meh, ue min kul-li ajnin lam-meh!” (Kërkoj mbrojtje me fjalët e përsosura të Allahut prej së keqes së çdo shejtani dhe krijese dëmtuese, dhe prej të keqes së çdo syri të keq!) –

“Eudhu bi kelimatil-lahit-tam-mat, Eel-leti la iuxhauizuhun-ne berrun, ue la faxhir min sherri ma halaka, ue dhera‟e, ue bera‟e ue min sherri ma jenzilu mines-semai, ue min sherri ma jea‟ruxhu fiha, ue min sherri ma dhera‟e fil erdi, ue min sherri ma jehruxhu minha, ue min sherri fitenil-lejli uen-nehar ue min sherri tauarikil-lejli, il-la tarikan jetruku bi hajrin, ja Rrahman!” (Kërkoj mbrojtje me fjalët e përsosura të Allahut, të cilat nuk mund t‟i thyejë dhe kthejë pas as të mirët as të këqijtë, nga sherri i çdo gjëje që Ai ka krijuar, nga sherri i çdo gjëje që zbret nga qielli, nga sherri i çdo gjëje që ngjitet në të, nga sherri i çdo gjëje që hyn në tokë, nga sherri i çdo gjëje që del prej saj, nga sherri i çdo fatkeqësie të natës dhe të ditës, nga sherri i trokitësve të natës, përveç trokitësve për mirë, o Mëshirues!)

“Eudhu bi kelimatil-lahit-tam-meh, min gadabihi ue ikabih, Ue min sherri ibadihi, ue min hemezati shejatin, ue en jahdurun!” (Kërkoj mbrojtje me fjalët e përsosura të Allahut prej zemërimit dhe ndëshkimit të Tij, nga sherri i krijesave të Tij, nga sherri i cytjeve të shejtanëve dhe që ata të më afrohen!) –

“Allahume, in-ni eudhu bi uexhhikel kerim, ue kelimatike tam-mati min sherri ma ente ahidhun bi nasijetih! Allahume, ente tekshiful me‟theme uel magrame! Allahume, in-nehu la juhzemu xhunduke ue la juhlefu ua‟duke! Subhaneke ue bi hamdike!” (O Allah! Unë kërkoj mbrojtje me dritën e Fytyrës Tënde të nderuar, me fjalët e Tua të përsosura, që të më ruash prej sherrit i cili nuk godet pa lejen Tënde! O Allah! Ti je Ai që të shpëton prej gjynaheve dhe humbjes! O Allah! Nuk ka dyshim se ushtarët e Tu nuk mund të mposhten kurrë dhe premtimi Yt nuk mund të thyhet kurrë! I Dëlirë je dhe falënderimet të takojnë Ty!)

– “Eudhu bi uexh‟hil-lahil Adhim, el-ledhi la shej‟e ea‟dhame minhu! Ue bi kelimatihi tam-mati, El-leti la juxhauizuhun-ne ber-run, ue la faxhirun ue esmail-lahil husna, ma alimtu minha, ue ma lem ea‟lem min sherri ma haleka, ue dhera‟e, ue bera‟e, ue min sherri kul-li dhi sherrin la utiku sher-rahu, ue min sherri kul-li dhi sherrin ente ahidhun bi nasijetih. In-ne Rabbi ala siratin mustekim!” (Kërkoj mbrojtje me dritën e Fytyrës së Allahut të Madhërishëm, i Cili është më i madh se gjithçka tjetër; dhe me fjalët e përsosura të Tij, të cilat nuk mund t‟i tejkalojë dhe shkelë as të mirët dhe as të këqijtë; dhe me emrat e bukur të Allahut, – me ata emra që i di dhe me ata të cilët unë nuk i di – që të më ruajë nga sherri i çdo gjëje që ka krijuar, që e ka shtuar dhe shpërndarë në gjithësi, që të më ruajë nga çdo gjë që përmban ligësi, të cilën nuk mund ta përballoj dot, që të më ruajë nga çdo gjë që përmban ligësi, e cila kurrë nuk mund të veprojë pa lejen Tënde! Vërtet, Zoti im është në rrugë të drejtë!)

– “Allahume ente Rab-bi! La ilahe il-la Ente! Alejke teuek-keltu, ue Ente Rabbul Arshil adhim! Ma shaell-llahu kane, ue ma lem jeshe‟ lem jekun! La haule ue la ku-uete il-la bil-lah! Ea‟lemu en-nell-llahe ala kul-li shej‟in kadir! Ue en-nell-llahe kad ehata bi kul-li shej‟in ilma! Ue ahsa kul-le shej‟in adeda!” (O Allah! Ti je Zoti im! Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Teje! Tek Ti jam mbështetur plotësisht dhe Ti je Zoti i Arshit madhështor! Ajo që Zoti dëshiroi, ekzistoi, dhe ajo që Zoti nuk e dëshiron, nuk mund të ekzistojë! Nuk ka ndryshim të gjendjes dhe nuk ka forcë ndryshe, veçse me ndihmën e Allahut! Jam plotësisht i bindur se Allahu është i Plotpushtetshëm për gjithçka dhe, pa dyshim, Allahu ka përfshirë gjithçka në dijen e Tij absolute! Dhe Ai çdo gjë e ka përcaktuar me saktësi!) – “Allahume, in-ni eudhu bike min sherri nefsi ue sherri Shejtani ue shirkihi Ue min sherri kul-li dab-betin, Ente ahidhun bi nasijetiha! In-ne rab-bi ala siratin mustekim!” (O Allah! Unë kërkoj mbrojtje tek Ti që të më ruash nga sherri dhe ligësia e vetes sime, nga sherri i Shejtanit dhe politeizmi i tij, dhe nga sherri i çdo kafshe, Krijuesi dhe Sunduesi i së cilës je Ti! Vërtet, Zoti im është në rrugë të drejtë!) Ose mund të thotë këtë lutje: – “Tehas-santu bil-lahil-ledhi, la ilahe il-la hu! Ilahi ue ilahu kul-li shej‟in! Ue‟tesamtu bi rab-bi ue rab-bi kul-li shej‟in! Ue teuek-keltu alel haj-jil-ledhi, la jemut! Ue istedfea‟tu sher-ra bi la haule ue la ku-uete il-la bil-lah! Hasbijell-llahu ue ni‟mel uekil! Hasbije rab-bu minel ibad! Hasbijel haliku minel mahluk! Hasbijel raziku minel merzuk! Hasbijelledhi hue hasbi!” (I kërkoj mbrojtje Allahut, përveç të Cilit nuk ka zot tjetër me meritë! Ai është Zoti im dhe Zoti i çdo gjëje! Unë i kërkoj mbrojtje dhe ruajtje Zotit tim, Zotit të çdo gjëje! I jam mbështetur plotësisht të Gjallit, i Cili nuk vdes kurrë! Unë e largoj të keqen që më kanoset me: „Nuk ka ndryshim të gjendjes dhe as fuqi veçse me ndihmën e Allahut!‟ Më mjafton mbrojtja e Allahut dhe Ai është më i miri ndihmues! Më mjafton Allahu kundrejt sherrit të robërve të Tij! Më mjafton Krijuesi kundrejt sherrit të krijesave! Më mjafton Furnizuesi kundrejt sherrit të të furnizuarve! Më mjafton Ai kundrejt të mjaftueshmes!) – “Hasbijel-ledhi bi jedihi melekutu kul-li shej‟i, ue hue juxhiru ue la juxharu alejhi! Hasbijell-llahu ue kefa! SemiAllahu limen dea lejse ueraell-llahi merma! Hasbijell-llahu, la ilahu il-la hue, alejhi teuek-keltu, ue hue Rab-bul Arshil adhim!” (Më mjafton Allahu, Ai në dorën e të Cilit është pushteti dhe zotërimi i gjithçkaje, Ai që mund të të ofrojë strehim dhe mbrojtje prej çdo gjëje, dhe askush nuk mund të të strehojë dhe të të mbrojë prej Tij. Më mjafton Allahu dhe mjafton Ai si mbrojtës dhe ndihmëtar! Allahu e dëgjon atë që i lutet! Përveç Allahut, askujt nuk mund t‟i lutesh! Më mjafton mua Allahu, Ai është i vetmi i Adhuruar me meritë, Atij i jam mbështetur për ruajtje dhe mbrojtje, Ai është Zoti i Fronit madhështor!) Ata që i provojnë këto rukje dhe lutje domosdo që kanë për ta kuptuar vlerën dhe dobinë e tyre e, rrjedhimisht, do ta njohin nevojën e madhe për to. Këto lutje të mbrojnë nga ndikimi i syrit të keq, por edhe nëse je prekur nga ai, këto lutje, – me lejen e të Gjithëmëshirshmit – i largojnë pasojat e tij. Por të mos harrojmë edhe faktin që ndikimi dhe dobia e këtyre lutjeve varet nga shkalla e imanit të personit përkatës, nga forca shpirtërore dhe nga mbështetja e tij (tek Allahu). Këto lutje janë armë shumë të fuqishme, por efekti i tyre varet nga aftësia e atij që i përdor

Categories

Archives