Tuesday, 11/12/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Trajtimi i migrenës me këna ashtu si këshilloji Muhamedi alejhi selam



Trajtimi i migrenës me këna ashtu si këshilloji Muhamedi alejhi selam

Trajtimi i migrenës

Kur ana më e dobët e trurit lejon futjen e materialeve septike, atëherë dhembjet e migrenës shoqërohen me pulsim të arterieve. Në këtë rast, dhembjet lehtësohen po të lidhësh në kokë një fashë. Kjo lidhje ndal pulsimin e arteries, e kështu dhembjet pakësohen. Në librin e tij Mjekësia e të Dërguarit, Ebu Naimi thotë se Pejgamberin (s.a.u.s.) e kapnin shpesh dhembjet e migrenës, të cilat e mbyllnin në shtëpi për një apo dy ditë. Më pas, Ebu Naimi, duke iu referuar Ibn Abasit, tregon se: “Pejgamberi (s.a.u.s.), njëherë, ka mbajtur fjalim me kokën e lidhur me një shirit.”

Përveç kësaj, në Sahih thuhet se, në sëmundjen që i parapriu vdekjes së tij, Pejgamberi (s.a.u.s.) tha njëherë: “Oh, koka!”, dhe mbante të lidhur në kokë një shirit.

Lidhja e kokës rreth e qark me një fashë ndihmon në lehtësimin e dhembjeve të kokës dhe të migrenës.

Çdo dhembje koke trajtohet në përputhje me llojin dhe shkaktarin e vet. Kështu, ajo mund të lehtësohet duke provokuar të vjella, duke ngrënë, duke qëndruar në pushim e qetësi, me kompresa të ftohta, duke freskuar trupin, duke u ngrohur, duke qëndruar larg zhurmave etj.

Nëse i njeh mirë këto fakte, atëherë e kupton se trajtimi me këna është vetëm një lloj mënyre, e cila përdoret vetëm për disa raste të caktuara.

Kur dhimbja e kokës nuk vjen nga ethet ose nga ndonjë materie e dëmshme, e cila duhet të hiqet, atëherë kënaja mund ta lehtësojë disi atë. Kënaja e shtypur dhe e përzier me uthull, po të vendoset në ballë, e liron kokën nga dhembjet. Ajo qetëson nervat, po të vihet me kompresa.

Megjithatë, dobitë e kënasë nuk janë të kufizuara vetëm në trajtimin e dhembjes së kokës, por ajo vlen edhe për organe të tjera të trupit, për lungat e nxehta dhe për pezmatimet, kur përdoret me kompresë

Kënaja është me ftohtësi të shkallës së parë dhe thatësi të shkallës së tretë. Pema e kënasë ka dy veti kryesore: ajo është dekompozuese, për shkak të natyrës së saj të ngrohtë dhe të lëngshme, dhe ngurtësuese, për shkak të natyrës së ftohtë dhe tokësore që ka.





Kënaja shërben për mjekimin e vendeve të djegura, si edhe për qetësimin e nervave kur përdoret me kompresa, ashtu siç e thamë më lart. Nëse e përtyp, ajo kuron infeksionet që shfaqen në gojë, sidomos zjarrthin, që shfaqet te fëmijët. Vënia e kënasë me kompresa mbi plagë të hapura jep të njëjtat rezultate me ato të rrëshirës vajore që prodhon lëvorja e frutave të pjekura të palmës. Imam Tirmidhiu dhe imam Bejhekiu kanë shënuar në përmbledhjet e veta hadithin e Ummu Selemes, që tregon se: “Pejgamberi, (s.a.u.s.), sa herë që ka pësuar ndonjë lëndim apo thumbim, ka vënë këna dhe nuk ka vuajtur më pastaj.”

Lulja e kënasë e përzier me dyllë të kulluar dhe vaj trëndafili lehtëson dhembjet e plevitit.

Nëse kënaja përdoret te fëmijët me li, kur sëmundja është në stadin e saj fillestar, duke lyer tabanin e këmbës me të, atëherë ajo mbron sytë nga dhimbjet që shoqërojnë zakonisht linë.

Kur në rrobat e leshta vendoset këna, ato marrin aromë dhe ruhen nga myku. Po ashtu, po t‟i futësh gjethet e kënasë në ujë të freskët, pastaj t‟i shtrydhësh e t‟i pish për dyzet ditë rresht, duke hedhur 10 darahime (rreth 30 gramë) sheqer për çdo 20 darahime shurup, e duke ngrënë mish qengji për gjatë gjithë kësaj periudhe, atëherë kjo recetë e shkëlqyer do ndihmojë në parandalimin e lebrës.

Na kanë treguar që, njëherë, një burrë të cilit i plasaritej mishi i gishtërinjve, ishte gati të shpërblente me para çdokënd që do të arrinte ta shëronte. Kështu, një grua e këshilloi të pinte një lëng të përftuar prej kënasë, por ai nuk duronte dot as idenë që mund të pinte lëng kënaje. Më vonë, ai futi gjethet e kënasë në ujë dhe

pastaj e piu këtë ujë. Si rezultat, gishtat iu shëruan dhe rifituan bukurinë e tyre.

Kënaja mund të përdoret si pomadë për gishtat, pasi ajo i pastron dhe i forcon ata. Nëse ajo përzihet me gjalpë, me të mund të mjekosh lungat e qelbëzuara, nëse ua vë përsipër si kompresë. Kënaja shërben si ilaç për zgjeben kronike, nxit rritjen e flokëve dhe i forcon ata, madje forcon edhe kokën. Në fund, ajo është ilaç për fshikat dhe çibanët që dalin në këmbë ose në të gjithë trupin.