Wednesday, 23/5/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Trajtimet popullore për mjekimin e reumatizmit

Trajtimet popullore për mjekimin e reumatizmit

Trajtimet popullore

1. Rëra, e në veçanti rëra e pastër, është tepër efikase për mjekimin e reumatizmit. Këshilla numër një e specialistëve është që, të gjithë personat që kanë probleme me këtë sëmundje, duhet të shfrytëzojnë në maksimum rërën gjatë orëve të mëngjesit dhe të pasdites, pasi në drekë temperatura është shumë e lartë dhe është e pamundur që trupi ta durojë atë. Mjekimi bëhet me ngrohjen e gjymtyrëve madje edhe të gjithë trupit duke u mbuluar me rërë të nxehtë, në bregdet ose në breg të lumit, dhe kjo vlen edhe për artritin reumatik. Kujdes!
Ata që vuajnë nga zemra dhe nga tensioni i lartë nuk u lejohet përdorimi i kesaj metode.

2. Vaji i farës së zezë nxehet dhe me të duhet të fërkohet vendi i dhembjes me forcë, sikur fërkon kockën dhe jo lëkurën. Para gjumit, pi një lugë të vogël prej vajit të farës së zezë të ëmbëlsuar me mjalt natyral.
3. Ushtrimet fizike, shëtitjet dhe lëvizjet janë të këshillueshme për të sëmurët me reumatizëm. Pas një studimi te kryer me 200 atlete, për 2 vjet studiuesit kanë dalë në një rezultat: sporti i bën mirë kockave.
Disa ushtrimeve të kombinuara kanë treguar se sporti i bën mirë forcimit dhe kalcifikimit të kockave. Vihet re që njerëzit që nuk merren me sport kanë një shkallë të lartë plogështie e cila vjen si shkak i mosmarrjes me sport.
4. Të gjithë pacientët që vuajnë nga reumatizma, nuk duhet ta pinë asnjëherë çajin në një enë metali, por vetëm qelqi ose prej druri. Madje mjekët rekomandojnë që edhe vetë çaji të mos zihet në një enë metali, por qelqi apo porcelani.

Categories

Archives