Saturday, 10/12/2016 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Tragjedia e Sirise dhe “lutjet” e Vatikanit – Dr. Shefqet Krasniqi


Tragjedia e Sirise dhe “lutjet” e Vatikanit – Dr. Shefqet Krasniqi


Shefqet Krasniqi

Siria vazhdon të mbetet lajm kryesor në pothuajse mbarë mediat botërore. Tashmë jo vetëm masakrat makabre, të pushtetit ndaj popullatës, por edhe mënyra dhe qasjet se si duhet trajtuar dhe zgjidhur ky problem po zënë ballinat e faqeve të para të gazetave gjithandej globit. Në tavolinë është edhe opsioni i ndërhyrjes ushtarake, i cili, me gjithë konfuzionin për formën dhe mënyrën, është parë si një hap frenues për dhunën e atij pushteti brutal. Ka mjaft kohë që kur u lëshua kushtrimi i parë për intervenim, në mënyrë që të parandalohej vrasja e qindra mijëra njerëzve dhe shkatërrimi i dhjetëra mijëra vendbanimeve, fshatrave, shtëpive, banesave, xhamive, etj. Nuk kanë munguar përpjekjet diplomatike për kinse zgjidhje të duhur, por në terren nuk janë parë rezultatet. Përkundrazi, çirrja nga larg pa ndonjë veprim konkret i dha kurajë pushtetit të tregohet sa i fuqishëm dhe i pamposhtshëm është, saqë përdori edhe armë kimike për të treguar brutalitetin. Tërë bota u tmerrua, vdiqën më shumë se njëmijë njerëz, shumica e të cilëve fëmijë. OKB dërgoi ekipet për të verifikuar nëse armët kimike ishin përdoruar me të vërtetë. Disa vende perëndimore, në krye me SHBA-të, kërcënuan për ndërhyrje ushtarake në rast të vërtetimit të përdorimit të këtyre armëve. Presidenti Obama ka marrë vendim. Ka mbetur edhe drita jeshile nga Kongresi e cila si duket po epet. Por prapë asgjë konkrete, intervenimi le që po zvarritet por si ai mund edhe të mos ndodhë!

Sido që të jetë, kur jemi të intervenimi jo të gjithë u pajtuan me SHBA-të për intervenim ushtarak. Nuk e kam fjalën për bllokim politik e as kërcenim për përdorim Vetoje nga Rusia apo Kina, ngase qëndrimet dhe interesat e tyre tashmë janë të njohura për opinionin, por për çudi kundër intervenimit u radhit edhe një shtet, jo i rëndësishëm politikisht, por mjaft i rëndësishëm moralisht pra Vatikani. Thirrjet e Vatikanit për negociata paqësore dhe shmangie të përdorimit të dhunës, duke u arsyetuar se intervenimi “mund të sjellë luftën e tretë botërore”, me duken jo vetëm jo-politike por edhe pesimiste e ogurzezë. Për çudi vrasja e mbi njëqindmijë njerëzve, madje edhe përdorimi i armeve kimike ndaj popullatës civile, nuk i mjaftuaka Vatikanit të bindet se duhet të ndërhyhet për të ndalë tragjedinë njerëzore në Siri.

A thua vallë, kush qenka më i rrezikshëm krimineli apo viktima, pra anën e kujt po e mban Vatikani?

Çfarë po e frikëson në të vërtetë Vatikanin? A mos fakti se me rënien e kriminelit Asad, Siria do të udhëhiqet nga shumica muslimane?

Përse këto paragjykime dhe frikë e panevojshme nga Islami dhe sistemi i tij juridik/sheriati?

Përse gjaku i civilëve, ani pse myslimanë, nuk paska vlerë?

Një shkrim tjetër i dobishëm  KOHËRA TË ÇUDITSHME!!

Ku na mbeten reflektimet e Jezusit (Isait) se gjaku është i shenjtë dhe se duhet të mbrohet, dhe se ‘të bekuar janë paçebërësit’, siç pohon Ungjilli.

Përse nuk thërret ‘ndërgjegjja’ e krishterë se krimineli duhet të ndëshkohet?

Përse Vatikani nuk ndjek një vijë më racionale?

A është i vetëdijshëm Vatikani zyrtar se në mesin e të vrarëve ka edhe shumë të krishterë dhe se regjimi i Asadit vret secilin që e kundërshton pavarësisht nga feja, prejardhja, konfesioni apo besimi?

Ta themi të vërtetën. Askush nuk e pyet Vatikanin se çfarë duhet bërë. Por ironia qëndron pikërisht në faktin se pse ‘Selia e Shenjtë’ nuk e shfrytëzon rastin për të fituar, së paku, simpatinë e njerëzve e të mbaj qëndrim pak më human ndaj këtij problemi, që po shndërrohet në katastrofë njerëzore, e jo të dalë me deklarata dhe qëndrime që në këtë kohë duken mjaftë qesharake?

Përse Vatikani bën thirrje për lutje në kohën kur duhet intervenim për ta ndalë diktaturën, dhunën dhe shkatërrimin masiv? A thua a u lut Vatikani dhe suita e tij për intervenimet e Francës në Mali. A thua a kanë vend lutjet e ‘thata’, në heshtje, ndaj një kaosi që po shkaktojnë disa njerëz dhe mund ta ndalin disa të tjerë.

Për keqardhje është dhe qëndrimi i Kishës Katolike në Shqipëri. Edhe ata kanë mbështetur qëndrimin e Vatikanit, me gjithë që Shteti Shqiptar ka qëndrim tjetër. Kryeministri në largim, Sali Berisha, disa herë ka bërë thirrje për intervenim ushtarak të bashkësisë ndërkombëtare në Siri. Qëndrimi i këtillë i Kishës konsideroj se ka fyer rëndë ndjenjat e komunitetit shumicë atje. Besoj se bota është e rrumbullakët dhe se drejtësia do ta mund padrejtësinë herët a vonë, por komunitetet kanë nevojë për njëra tjetrën, ndaj a thua vallë a do të ketë arsye për ta arsyetuar mbështetjen e së padrejtës.

Thirrjes për intervenim iu kanë bashkëngjitur edhe krerët tanë politikë, për çka meritojnë mbështetje, admirim dhe mirënjohje.

Ditët në vijim na mbajnë me shqetësim se si do të veprohet. Çdo vonim i intervenimit është përfitim në kohë dhe shtim i krimeve ndaj njerëzve të pafajshëm. Kriminelet sigurisht se do të nxjerrën para drejtësisë një ditë, qoftë edhe me vonesë. Por ata që mbështetën krimin, edhe pse mund të mos nxirren para drejtësisë, a thua vallë si do të përgjigjen para Zotit.

Lutemi që Zoti të na gëzojë të gjithëve me lajmin e përfundimit të dhunës në atë vend dhe kthimit të normalitetit të jetës njerëzore. Zoti është i të gjithëve dhe të gjithë do të japin llogari para Tij!

Deri në javën tjetër, Selamu alejkum.

image_pdf
Tags:

Categories

Archives