Sunday, 27/5/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Toleranca e ndërsjellë bashkëshortore

Toleranca e ndërsjellë bashkëshortore

 

Burri duhet të jetë tolerant ndaj gruas së vet në rast se sheh diçka që nuk i pëlqen dhe që e urren. Ai duhet të dijë se ka të bëjë me një qenie njerëzore që ka karakteristika të posaçme natyrore. Pra, ai duhet t’i harmonizojë cilësitë e mira të saj me jo të mirat, dhe sjelljet e mira me gabimet e saj. Në një hadith thuhet: “Le të mos e urrejë besimtari besimtaren. Nëse ndonjë gjë nga ajo nuk i pëlqen, ndoshta mund t’i pëlqejë diçka tjetër”. (Transmetim i Muslimit.)

Zoti i Madhëruar thotë:

“Bëni jetë të mirë me to. Nëse i urreni ato, bëni durim, sepse ndodh që All-Ilahu të japë shumë të mira në një gjë që ju e urrenit. (Nisâ, 19).

Islami kërkon prej burrit të jetë tolerant dhe durimtar ndaj asaj që e urren te gruaja e vet ashtu siç kërkon edhe prej gruas të jetë toletante e durimtare ndaj tij aq sa ka mundësi dhe durim dhe ia tërheq vërejtjen që të mos e kalojë natën pa u pajtuar me burrin të cilin e ka hidhëruar. Në një hadith thuhet:

“Namazi i tre personave nuk ngrihet më lartë se një pëllëmbë nga kokat e tyre: personi i cili falet me xhematin që e urren atë; gruaja që kalon natën pa u pajtuar me burrin që e ka hidhëruar dhe dy vëllezërit e kacafytur.” (Transmetim i Ibën Maxhes dhe Ibën Habanit në Sahihun e vet.)

 

Categories

Archives