Friday, 20/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Toleranca dhe intoleranca – vështrim javës së tolerancës ndërfetare në Kosovë

Toleranca dhe intoleranca – vështrim javës së tolerancës ndërfetare në Kosovë

Shefqet KrasniqiDr. Shefqet KRASNIQI

“Kosova, në rast se tenton të promovojë shtet pa fe, atëherë duhet ta di se ajo ka gjymtuar veten. Kjo do të nënkuptonte se motori që vë në lëvizje makinën mungon.”

1. Feja dhe shteti

Kosova hodhi një hap para drejt tolerancës fetare. Ajo organizoi javën e tolerancës ndërfetare ndërsa, paraprakisht, mori lëvdata edhe nga raporti amerikan për respektimin e të drejtave dhe lirive fetare. Në të vërtetë, ky organizim shpalosi gjëra shumë me rëndësi, të cilat nuk duhet ta bëjnë Qeverinë të ndihet komode. Fjalët e kongresistit Bob McEwen se “Janë tri burime të pushtetit, është fuqia ekonomike, ushtarake apo politike dhe ajo shpirtërore” dhe “Janë të bekuara kombet, të cilat në brendinë e tyre e kanë Zotin dhe besimin” duhet të jenë një vërejtje serioze se pa besim nuk çohet shteti para.

Laicizmi nuk nënkupton përjashtim të besimit. Kosova, në rast se tenton të promovojë shtet pa fe, atëherë duhet ta di se ajo ka gjymtuar veten. Kjo do të nënkuptonte se motori që vë në lëvizje makinën mungon. E, për këtë përvojën e shkurtër të kësaj tendence, Kosova ka këtë nivel të lartë korrupsioni, mashtrimesh, vrasjesh, vetëvrasjesh, etj. Kjo është tamam ajo që një filozof thotë: “Aty ku nuk sundon Zoti, sundojnë fantazmat!

2. Tolerancë me kufi

Toleranca jo çdoherë është virtyt. Ajo mund të reflektojë edhe si dobësi e madje edhe të jetë poshtërim për të tolerantin. Kosova, e cila ishte viktimë e palës serbe, ka shfaqur tërë këtë zemërgjerësi për kriminelin, Serbinë, aq sa fton zyrtarët e saj, vendos flamurin solemnisht, tregon këtë zemergjërësi ndërsa poshtërohet. Krimineli ngel kriminel dhe kjo mbase është dëshmuar në rastin e Serbisë historikisht. Foltorja e tolerancës shërben për intolerancë. Përfaqësuesi serb thotë se Kosova është Serbi, ndërsa për çudi merr duartrokitje. Ata, ose nuk e kanë kuptuar, ose nuk ia kanë vënë veshin fare se çfarë ka thënë, ose toleranca po zbritka deri në këtë nivel të poshtërimit, gjë, të cilën nuk e duam.

Në kuadër të kësaj jave u përkujtuan edhe viktimat e Hiroshimës dhe Nagasakit. Kosova përkujtoi ata, e po kështu, për nder të viktimave të Holokaustit, për hebrenjtë bëri një lapidar, i cili, megjithëkëtë, nuk e kënaqi komunitetin hebre. Të pakënaqura, por nga një aspekt tjetër, ishin edhe nënat kosovare. Të interesohemi për viktimat e Holokaustit, ndërsa të mos bëjmë asgjë për viktimat e luftës sonë, është e pavend. Pra, tolerancë e paqëlluar.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Ca thënie madhështore mbi nënën

3. Toleranca dhe komunitetet

Ndërsa vështroja rrjedhën e javës së tolerancës, thashë në vete: Sikur ne muslimanët të kishim qenë komunitet pakicë, ndoshta do t’ia kishim kaluar shumë më mirë. Sikur të gjitha këto thirrje për tolerancë të ishin bërë në raport me komunitetin më të madh, që trajtohet më së keqi nga qeveria. Ende pa mbaruar java e tolerancës, Kosova shkel të drejtat fetare. Vajzave me shami iu ndalohet pjesëmarrja në Testin e Maturës. Sikur nuk mjafton ajo se Kosova ka 137 000 analfabetë. Apo, tash që ka marrë lëvdata, duhet të vazhdojë e qetë me shkeljen e së drejtës.

Të thuash se në Kosovë ka tolerancë të plotë dhe se nuk ka diskrimimin fetar, është gabim. Në Kosovë të gjithë gëzojnë të drejta, bile edhe nëse dikush dëshiron të martohet me partner të së njëjtës gjini. Të drejta gëzojnë edhe shtazët, por jo edhe muslimanët. Kosova është vendi i dytë në Evropë për nga shkelja e të drejtave të muslimanëve dhe diskrimiminit të tyre, pas Greqisë. Kosova deri më tani asnjë hap para nuk e ka bërë në raport me fenë, ajo e ka lënë fenë atje ku ka qenë në kohën komuniste.

Unë nuk e di se ku është qëllimi dhe çfarë dobie ka organizimi i këtyre tryezave për tolerancë fetare, në një vend ku në mënyrë flagrante shkelën të drejtat fetare?! Përpos nëse ka për qëllim për t’ua hedhur një grusht hi syve të ndërkombëtarëve, kinse ne jemi ata që të gjithëve ua japim të drejtat, apo për t’i kaluar disa ditë nëpër hotele, e restorante dhe për t’u njoftuar mes vete.

4. Në vend të konkluzave të organizimit qeveritar

Java e Tolerancës do të duhej të sillte konkluza për respektim të ndërsjellë të së drejtës fetare. Duke i siguruar hapësirë të gjitha komuniteteve, duke rregulluar me ligj, duke futur besimin si motor të shoqërisë, Kosova do të ecte para. Kaq kësaj radhe dhe deri javën e ardhme selam alejkum.

Categories

Archives