Saturday, 27/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Tmerr në Egjipt: Kufomat mbushin xhaminë (Foto/Video +18)


Tmerr në Egjipt: Kufomat mbushin xhaminë (Foto/Video +18)


kufoma

Raportet e fundit zyrtare flasin për 278 të vdekur dhe më shumë se 1400 të plagosur në Egjipt. Vëllazëria Myslimane pohon se të vrarë janë 2200 persona dhe 10 mijë të tjerë të plagosur.

Gazetari nga Kajro, Sharif Kouddous, në profilin e tij në Twitter publikoi fotografitë e një xhamie që ishte plot me kufoma. Ai thotë se ka numëruar të paktën 252 trupa, shumë prej tyre të djegur.

“Era e vdekjes është përhapur xhami. Njerëzit janë të tronditur”, tha ai.

Për shkak të trazirave në Egjipt, Qeveria vendosi gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa zëvendëskryetari i përkohshëm i Egjiptit, Mohamed El Baradei, dha dorëheqjen. Njoftimet më të fundit zyrtare thonë se janë rreth 278 të vdekur dhe mbi 1400 të plagosur në përleshjet me mbështetësit e Morsit, dhe se të vrarë janë po ashtu të paktën 43 policë.

Vëllazëria myslimane pretendon të jenë vrarë rreth 2200 njerëz dhe se janë plagosur 10 mijë të tjerë, jo vetëm në Kajro, por edhe në qytetet tjera egjiptiane.

Dhunën në Egjipt e dënuan edhe Shtetet e Bashkuara. Sekretari i Shtetit John Kerry i bëri thirrje palëve ndërluftuese për të gjetur një zgjidhje. Dhunën e ka dënuar edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, si dhe Gjermania, Franca dhe Britania.

Irani ka paralajmëruar fillimin e një lufte civile në Egjipt, ndërsa kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, ka ftuar OKB-në dhe Ligën Arabe që të ndalojnë masakrat e mundshme.

Sheshi Rabaa el Adewiya në në Kajro, ku dje është bërë sulmi i forcave të sigurisë ndaj demonstruesve të pushtetit ushtarak në Egjipt, është shndërruar në një morg të improvizuar, ku janë shtrirë trupat e dhjetëra të vrarëve. Mjekët në spitalin e improvizuar në këtë shesh kanë apeluar në dhurim gjaku. Koordinatori i këtij spitali, Yehia Mekkia, ka kërkuar edhe ndihmën e mjekëve tjerë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Erdogan: Do ta luftojmë edhe më tej diskriminimin fetar

“Nuk kemi anesteziologë të mjaftueshëm. I ftojmë të vijnë në shesh, sepse kemi shumë të plagosur të cilëve nuk mund t’ju japim ndihmë pa anestezi”, shtoi ai.

Sipas Mekkias, numri është më i të vdekurve është mbi 300.

“Së paku 2.200 njerëz janë vrarë dhe mbi 10 mijë janë të plagosur”, tha ai.

Trazira ka pasur edhe dje natën. Konfliktet mes mbështetësve të presidentit të përmbysur Mohamed Morsi dhe forcave të sigurisë shpërthyen në pesë provinca.

Qeveria e Egjiptit në 14 provinca ka shpallur orën policore që zgjatë 11 orë dhe që do jetë në fuqi muajin e ardhshëm. Ora policore fillon në ora 19:00, ndërsa përfundon në 6:00 të mëngjesit.

Sipas lajmeve të fundit, Vëllazëria Myslimane është futur në ndërtesën qeveritare dhe e ka djegur. Ky reagim ka ardhur pasi forcat e sigurisë kanë shkatërruar kampet e tyre protestuese, ku ata qëndrojnë me javë të tëra, duke kërkuar që në pushtet të kthehet Morsi.

 

Categories

Archives