Tuesday, 26/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Tiranë, rrihet për vdekje 53-vjeçari, shkaku gërvishtja e makinës

Tiranë, rrihet për vdekje 53-vjeçari, shkaku gërvishtja e makinës

artikuj

 Një sherr që nisi me goditje me grushte për shkaqe banale ka përfunduar me një person të vrarë. Viktima është identifikuar si Gezim Kraja, 53 vjeç, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital nga plagët e rënda në kokë.

Ngjarja ka ndodhur te fusha e “Ali Demit” rreth orës 10:30. Sipas informacioneve të para nga policia, personat janë konfrontuar fillimisht me grushte, dhe më pas me mjete të forta, çka shkaktoi edhe vdekjen Krajës.

Dëshmitarë të ngjarjes i kanë rrëfyer policisë se konflikti ndodhi për shkak të një gërvishtjeje të një makine të parkuar. Deri tani blutë e komisariatit nr.1 kanë shoqëruar 4 persona të dyshuar, ndërkohë që ende nuk dihet nëse ka qenë 1 person apo disa persona të përfshirë në konflikt me 53-vjeçarin

Një shkrim tjetër i dobishëm  Basha shtron iftar: I lumtur për nisjen e punës për Xhaminë e Madhe

Categories

Archives