Wednesday, 29/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Tirana kundër projektit “Gjashtëshja e Ballkanit”


Tirana kundër projektit “Gjashtëshja e Ballkanit”


Në New York zhvillohet një takim mes ministrave të Jashtëm të disa vendeve të Ballkanit Perëndimor kushtuar një nisme të Malit të Zi për krijimin e një Unioni Ballkanik e që ka hasur edhe në kundërshti. Qeveria e mëparshme e pati miratuar projektin në një takim zyrtarësh të ministrive të jashtme, por qeveria e re Rama është kundër çdo ideje të tillë, të cilën disa analistë e quajnë ndoshta me të drejtë edhe si “Jugosllavia e Re”, e që përmban po aq republika sa ajo e vjetra, por që kërkon përfshirjen në këtë bashkim të dy shteteve shqiptare, çka dështoi dekada më parë.
Diplomati dhe analisti i njohur i çështjeve të rajonit, Shaban Murati ka dhënë shpjegime lidhur me projektin “Jugosllavia e Re”.

kosova jugosllavia

“Për të kuptuar nismën, ajo duhet parë në tre plane. E para është në raportet mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, ku e kemi një kuadër që është procesi i stabilizim-asociimit dhe ky ka qenë kuadri që kanë ecur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, ndaj ky kuadër i BE-së e bën të panevojshme. E dyta, nisma imiton temën dhe nismat e tjera në rajon, si procesi i bashkëpunimit i Europës Juglindore, ajo e Detit të Zi, ajo e Adriatikut etj. Këto janë disa nisma që kanë si objektiv bashkëpunimin rajonal. Ka një mbingopje nismash, që është më shumë nevojë e qarqeve diplomatike që kërkojnë t’i gjejnë punë vetes. E treta, sa për Kosovën, nisma e Malit të Zi ka një defekt të madh që nuk i jep të njëjtin status Kosovës, e kushtëzon me rezolutën e vdekur tashmë 1244 dhe është e pamundur që një shtet i kategorisë së dytë të bëhet pjesë e një parlamenti ballkanik. Këto janë më shumë iluzione”, theksoi diplomati Shaban Murati, transmeton INA.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Qeveria ia merr lejen e ndërtimit xhamisë në Veternik

Sipas tij, në parim Brukseli ka përkrahur të gjithë nismat, qoftë ato që kanë dështuar, sepse Brukseli ka qenë i interesuar gjithmonë të inkurajojë bashkëpunimin në rajon.

I pyetur se a ka tentime për përfshirjen e rusëve në këtë projekt, diplomati shqiptar është përgjigjur se për arkitektë rus nuk ka indikacione deri më tani, por duket qartë një interes konstant i Serbisë për të organizuar këtë, duke përjashtuar dy shtetet e ish-Jugosllavisë, Kroacinë dhe Slloveni, të cilat janë anëtare të BE-së, dhe duke i zëvendësuar ato me Shqipërinë e Kosovën.

“Kjo të krijon një shije jo të mirë, sepse gjithmonë ka një tërheqje të disa qarqeve në Beograd për të futur Shqipërinë në qarqet sllave. Unë mendoj që në gjashtëshen ballkanike, ne në potencial diplomatik jemi shteti më i rëndësishëm, duke qenë që jemi shtet anëtar i NATO-s, por për fat të keq diplomacia jonë ka lejuar veten të bëhet vagoni i fundit. Shqipëria duhet të mendohet dy herë para se t’i japë ‘ok’, po ashtu edhe Kosova nuk duhet t’i lejojë vetes pas njohjes nga 104 shtete që të trajtohet akoma në Ballkan si një shtet i kushtëzuar nga rezoluta e vdekur 1244”, deklaroi analisti dhe ish-ambasadori shqiptar Shaban Murati. /Telegrafi/

Categories

Archives