Monday, 10/12/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Tipet e njerëzve nga këndvështrimi Kuranor



Tipet e njerëzve nga këndvështrimi Kuranor

Kur’ani Famëlartë, pikturuar në mënyrë të një psikologjie të përkryer, duke pikturuar lehtë, shkurt dhe me lehtësi tipet njerëzore. Ky pikturim i bukur përmes ngjyrosjeve të brushës bëhet i personifikueshëm, shndërrohet në krijesë të gjallë me tipare të përjetshme!

Këto tipe njerëzish, janë lloje origjinale të cilat njeriu do t’i hasë te çdo shoqëri dhe në çdo kohë dhe vend. Por duhet theksuar se mrekullia artistike e ilustrimit Kur’anor bëri që këto lloje t’i kapërcejnë kohët e t’i tejkalojnë shekujt dhe gjeneratat.

“E kur njeriun e godet dëmi, ai na lut qoftë shtrirë, ulur ose në këmbë, e kur Ne ia largojmë të keqen, ai, sikurse të mos na ishte ulur fare për dëmin që e pat goditur. Kështu kriminelëve u duket mirë ajo që veprojnë.” (Junus, 12)

Kjo është veti e tërë llojit njerëzor një realitet i përditshëm që e vërejmë në çdo moment. Njeriu me të vërtetë është i tillë. Kur e goditë ndonjë e keqe dhe i ndërpritet fuqia për t’u ballafaquar me jetën tërhiqet mbrapa, për një moment përkujton fuqinë absolute dhe i drejtohet Atij. Por, kur i largohet e keqja, kuptohet me ndihmën e All-llahut të Madhërishëm, i largohen pengesat e jetës, ia beh fuqia gjallëruese e qenies së tij, marrin vrullin kërkesat e jetës në bazë të tij dhe u përgjigjet, lutjeve të saj të pranueshme dhe vazhdon me avazin e vjetër sikur të mos kishte ndodh asgjë më parë.

Për këtë tip njerëzish ka shumë ajete të Kur’anit Famëlartë: “E kur e begatojmë (me të mira) njeriun, ai prapësohet dhe largohet i mashtruar, e kur e godet e keqja, ai humb shpresën.” (Israë, 83)

Dhe ajeti vijues: “Po nëse Ne ia japim njeriut ndonjë begati nga ana jonë, e pastaj e tërheqim atë prej tij, ai do të jetë i dëshpëruar dhe përbuzës. E nëse pas të keqes që e pat goditur atë, Ne dhurojmë të mira, ai do thotë: “Kaluan të këqijat prej meje!” Vërtet, ai është shfrenuar dhe mendjemadh.” (Hud, 9-10)

Ose fjala e Tij: “Është e vërtetë se njeriu është i prirur të jetë i padurueshëm. Pse kur e godit ndonjë e keqe, ai ankohet së tepërmi. Ndërkaq, kur e gjen e mira, ai bëhet tepër koprrac.” (Me’arixh, 19-21)

Ja kështu dhe në këtë mënyrë ilustrohet ky lloj i përsëritshëm në këndet e shumta të shpirtit njerëzore dhe nga përveshjet kontroverse të jetës së tij. Të gjitha këto në fund takohen në të vërtetën e madhe shpirtërore: njeriu me fuqinë e tij, përskaj dukurive dhe llojeve të saj të shumta, ai prore vërsulet përpara, krenar me fuqinë që e posedon dhe mbështetës në gjallërinë e tij, me të gjitha mundësitë e mbështetjes derisa ta ndërprenë ndonjë pengesë, përskaj llojeve të ndryshme të pengesave, atëherë shikon mbrapa me vizione kundërthënëse!

Llojet e përvetshme njerëzore. Prej tyre kemi atë krijesë me besim të dobët e cila kapet për besimin e saj derisa ia sheh të mirat, e kur i ndodh ndonjë e padëshirueshme, hamendet dhe tërhiqet prej tij. Për shembull: “Ka nga njerëzit që adhuron All-llahun me mëdyshje (luhatshëm) nëse e godet ndonjë e mirë ai qetësohet më të, po nëse e godet ndonjë e pakëndshme, ai kthehet në fytyrën e vet të vërtetë (të mëparshme), ai i ka humbur këtë dhe jetën tjetër e ky është ai dështimi i qartë.” (Haxhxh, 11)

Prej njerëzve ka që krenohen me të vërtetën kur vjen prej duarve të tyre, e kur të vërtetën e sjell dikush tjetër ngrihen kundër tij dhe ia mohojnë atë: “E kur u erdhi atyre prej All-llahut libri (Kur’ani) që është vërtetues i atij, që e kishin pranë, e që para se t’u vinte e kërkonin ndihmën e tij kundër mosbesimtarëve, e mohuan atë (Muhammedin) që e njihnin, kur u erdhi. Pra mallkimi i All-llahut qoftë kundër mosbesimtarëve!” (El Bekare, 89)

Të ngjashëm me të janë ata të cilët nuk njohin asgjë pos interesit të tyre dhe të cilët nuk nxitojnë pas të drejtës, pos kur shohin se në te ka leverdi. Kjo është strategjia e tyre, e ky është parimi: “E kur thirrën që ndërmjet tyre të gjykojë All-llahu dhe i dërguari i tij, një grup prej tyre nuk i përgjigjen asaj. Po nëse është që e drejta u takon atyre (në atë gjykim), ata i shkojnë atij të bindur e me respekt.” (Nurë, 48-49)

Ka prej njerëzve që ikin prej të Vërtetës Absolute, urrejnë që t’i dalin para ngase në shpirtin e tyre janë bërë bashkë arroganca dhe ligështia. Arroganca e cila refuzon të Vërtetën Absolute dhe ligështia e cila nuk mund të ballafaqohet me të: “Bëjnë polemikë me ty për të vërtetën pasi që e kishin të qartë (se ti veron me lejen e Zotit) sikur me qenë se shtyheshin në vdekje të sigurt.” (Enfal, 6)

Disa ikën nga e Vërtetë Absolute sikur të ishin “gomar të trembur, përmes këtij pasqyrimi Kur’anor: “Po çka kishin ata që largoheshin prej këshillës (Kur’anit)? Ata ishin si gomarë të trembur (të egër). Që ikin prej luanit (ose prej gjahtarit).” (Muddeththir, 49-51)

Kjo skenë është e mbushur përplot lëvizje nxitëse për tallje.

Dhe një skenë e shkëlqyeshme të llojit njerëzorë që e shohim për çdo ditë: “E kur t’i shohësh ata, trupat e tyre të mahnisin, e kur të flasin, fjalës së tyre i vë veshin. Po ata janë si trungujt e zgavruar e të mbështetur, e çdo zë e mendojnë se është kundër tyre. Ata janë armiq, pra ruaju prej tyre! All-llahu i vraftë, si shmangen nga e vërteta!” (Munafikun, 4)

Këta janë demagogët e vërtetë të cilët mahnisin me qëndrimin dhe elokuencën e tyre por fjalët e tyre nuk i përcjellin veprat.

Pastaj vijnë ata që nuk bëjnë asnjë punë kurse dëshirojnë të jenë të lavdëruar. Të tillë vërtetë janë shumë në çdo kohë dhe në çdo vend: “Mos mendo se janë të shpëtuar ata që gëzohen për atë që bënë (e fshehën çështjen tënde) dhe dëshirojnë të jenë të lavdëruar për atë që nuk e punuan mos llogarit shpëtim për ta (nuk e thanë të vërtetën), ata kanë një dënim të dhembshëm.” (Ali Imran, 188)





Sa ka prej tyre që kanë prej të gjitha sofrave e paraqiten se janë miq të të gjitha palëve dhe se ata janë të domosdoshëm për çdo palë. Këta janë tipi i hipokritëve të vërtetë: “Ata janë që presin se ç’po ju ngjanë juve. Nëse me ndihmën e All-llahut ngadhënjeni, ata thonë: “A nuk ishim me ju?” E nëse jobesimtarëve u takon ndonjë fitim, ata thonë: “A nuk mbizotëruam ne mbi ju (por nuk deshëm të mposhtim) dhe penguam prej jush besimtarët!” All-llahu do të gjykojë mes jush ditën e gjykimit. All-llahu kurrsesi nuk iu mundëson jobesimtarëve mbizotërim të plotë mbi besimtarët.” (Nisaë, 141)

Lloji i arrogancës së çuditshme që ë zbuloi Kur’ani Famëlartë që konsiderohen si tipa të magjepsur: “Edhe sikur Ne t’u hapnim atyre një derë në qiell dhe të ngjiteshin vazhdimisht lart në të (e të shihnin engjëjt e fshehtësitë). Ata gjithqysh do të thonin: “Neve na janë ndalë sytë (të pamurit). Jo, ne jemi njerëz të magjepsur.” (Hixhr, 14-15)

Për ta realiteti është magji, ngase kokat e tyre janë të mbushura me fantazi: “Edhe sikur të zbritnim ty një libër të shkruar në letër, e ta preknin atë me duart e tyre, ata që mohuan do të thoshin: “Kjo nuk është tjetër përveç një magji e qartë”. (En’am, 7)

Llojin e atyre që frikësohen por nuk turpërohen:”E sikur t’i shihje ata kur janë ndalur pranë zjarrit e thonë: “Ah sikur të ktheheshim (në dunja), të mos gënjejmë faktet e Zotit tonë e të bëhemi nga besimtarët!” Jo, (s’është ashtu) po atyre u doli në shesh ajo që e mbanin fshehtë më parë, prandaj edhe sikur të ktheheshin ata do të përsëritnin atë që e kishin të ndaluar, e s’ka dyshim, ata janë gënjeshtarë.” (En’am, 27-28)

Llojin e hipokritit të dobët, i cili nuk ka guxim që të shkojë pas mendimit të shëndosh e as t’i dorëzohet të vërtetës. I vetmi preokupim i tij është që të mos ballafaqohet me argumentin: “E kur zbret ndonjë kaptinë (që turpësinë e tyre) ata shikojnë njëri-tjetrin (e thonë mes vete): a ju pa ndokush ju e pastaj largohen. All-llahu prapësoi zemrat e tyre ngase ishin popull që nuk kuptonte.” (Teube, 127)

Pothuajse jemi duke i parë tani se si ata largohen duke shushuritur.

Lloji i preokupimit të dobët, vendosjes së sakatosur, hajrit të tërheqjes (nga begatia) dhe arsyetimit të rrejshëm: “Sikur të ishte fitim i afërt dhe udhëtim mesatar, ata (hipokritët) do të vinin pas teje, por për ta ishte largësi e vështirë. Ata do të betohen në All-llahun: “Sikur të kishim pasur mundësi, do të dilnim me ju”. E shkatërrojnë veten e tyre; All-llahu e di se ata janë rrenacakë.” (Teube, 42)

Tipi i njerëzve në të cilët takohet tradhtia dhe pakujdesi: Ata e kujtojnë vetën të shkathët për dredhi por ata e kanë mbushur ndenjën e tyre plot pakujdesi. Ata me punën që e punojnë mendojnë se e kanë dëmtuar dikë tjetër e në të vërtetë ata e kanë dëmtuar vetëm vetveten: “Ka disa njerëz që thonë: “Ne i kemi besuar All-llahut dhe jetës tjetër (Ahiretit), po në realitet ata nuk janë besimtarë. Ata përpiqen ta mashtrojnë All-llahun dhe ata që besuan, po në të vërtetë ata nuk mashtrojnë tjetër, pos vetvetes, por ata nuk e hetojnë.” (Bekare, 8-9)

A thua nuk e ke hasur këtë kategori njerëzish që do t’i përmendim në çdo vend që mbahen në kundërshti, dëshpërim dhe pakujdesi (negligjencë): “E kur atyre u thuhet: “Mos prishni rendin në tokë”! Ata thonë: “Ne jemi vetëm përmirësues (paqtues)!” Veni re, ata në të vërtetë janë shkatërruesit, por nuk e kuptojnë.” (Bekare, 11-12)

Lloji i cili dëshiron të mbijetojë me çdo kusht që dëshiron vetëm jetë, si do që të jetë lakmon pas saj saqë në funksion të saj do t’i pranojë ato kushte që nuk do t’i pranonin as muhatorët: “Është e sigurt se njerëzit më lakmues për të jetuar, ti ke për të gjetur ata (jehuditë), bile edhe më lakmues se idhujtarët. Ndonjëri prej tyre dëshiron të jetojë njëmijë vjet, por edhe sikur të jetojë, ajo (jeta e gjatë) nuk do ta shpëtoj atë prej dënimit. All-llahu sheh çka veprojnë ata.” (Bekare, 96)

Kur’ani Fisnik kështu shprehet me këtë refuzim, përçmim dhe minimizim të veprës së tyre.

Lloji i konservatorëve më të vjetër (të kaluarën) sikur të ishin ata disa ngurtësira: “E kur u thuhet atyre (idhujtarëve): “Pranoni atë që All-llahu e shpalli!” Ata thonë: “Jo, ne ndjekim atë rrugë në të cilën i gjetëm prindërit tanë!” Edhe sikur prindërit e tyre të mos kenë kuptuar dhe të mos jenë udhëzuar në rrugën e drejtë (ata do t’i pasonin)?” (Bekare, 170)

Lloji i shoqërisë së përçarë e cila nuk bashkohet në një mendim e as nuk i përmbahet ndonjë kontrate: “(nuk besojnë argumentet tona se) Sa herë që ata kanë dhënë ndonjë premtim, një grup prej tyre e hodhi atë, por shumica e tyre nuk beson.” (Bekare, 100)

Lloji i atyre të cilët polemizojnë me të drejtë dhe pa të drejtë në atë që e dinë. A nuk i ngushtohet gjoksi njeriut prej tyre kudo që t’i takojë?

“E ka ndonjë prej njerëzve që bën polemikë rreth çështjes së All-llahut, duke mos pasur kurrfarë dije, kurrfarë udhëzimi dhe kurrfarë libri të besueshëm. Ai që shtrembëron qafën (në shenjë mendjemadhësie), e përpiqet t’i humbë njerëzit nga rruga e All-llahut. Atij do t’i takojë poshtërimi në këtë jetë, ndërsa në Ditën e Kiametit atij do t’ia veshim dënimin e djegies (të zjarrit).” (Haxhxh, 8-9)

Në përshkrimin e fundit Kur’ani Famëlartë ilustron pikturë konkrete që ta glorifikojë thelluesin në polemika i cili ngrefos qafën dhe kacagjelohet!