Sunday, 18/11/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Tiparet e atyre që mendojnë pozitivisht



Tiparet e atyre që mendojnë pozitivisht

Tiparet e atyre që mendojnë pozitivisht
Tipari shpreh gatishmërinë – përgatitjen e përgjithshme, e cila sjelljes se njeriut i jep njëperformancë te veçante, një forme te veçante, te cilën e mbështjell dhe ngjyros e me pastaj edhe vendos – cakton llojin dhe modën, stilin apo mënyrën e tij.
1. Besimi ne vetvete. Ai beson ne veten dhe mundësitë e tij për realizimin e qëllimeve dhe synimeve te tij, pa mos u mashtruar aspak me veten. Ai është i pavarur nga te tjerët, nuk është oportunist.
2. Ndjeshmëria, sensibiliteti, përshtypja, mbresa. Kjo d.t.th.: se njeriu shpikës, imagjinar, novator, është i ndjeshëm ndaj problemeve, kërkesave, qasjeve dhe ndjenjave të të tjerëve. Ai gjendet (ia del mbanë) përballë çdo dukurie te rrallë apo jo te zakonshme si dhe percepton qarte te metat dhe mangësitë e ligjeve, rasteve-ndodhive apo gjerave.
3. Çiltërsia, transparenca dhe te qenit i hapur ndaj te tjerëve. Kjo d.t.th.: se ai ka mundësi për prodhim te ideve te shumta dhe te vlefshme ne një kohe te caktuar. Ai nuk është oportunist si dhe largohet nga ajo qe është bere rutine-monotone ne veprat e tij.
4. Elasticiteti, butësia dhe ambientimi. Kjo d.t.th.: te ambientohesh shpejt me zhvillimet, përparimet dhe ngjarjet e reja duke ofruar me shume se një alternativ dhe opsion për zgjidhjen e problemit. Ai po ashtu, shume here, përdorë metoda te papërshtatshme për te tjerët dhe mjete te reja e moderne.
5. Origjinaliteti dhe autenticiteti. Ai shquhet me autenticitet ne të menduar, nuk imiton verbërisht, ai zhytet – thellohet ne gjera e nuk i merr ato sipërfaqësisht.
6. Mendjemprehtësia në vrojtime. Ai shquhet me force te madhe vrojtuese, me detajizim te tij (vrojtimit), me mendje te zgjuar dhe memorie te forte.
7. Mundësia për paanësi – objektivitet. Ai aludon ne analize te perfeksionuar, qe përmban ne vete mundësinë e detajizimit te pjesëve përbërëse te gjerave si dhe lidhjen ne mes tyre. Ai shquhet me atë thesar idesh te reja, qe krijon lidhje te reja ne mes gjerave, individëve dhe ngjarjeve.
8. Imagjinate dhe diapazon te gjere. Ai përherë lexon, mëson, hulumton, ka imagjinate te forte dhe diapazon te gjere sikurse ka mendje te hapur për çdo eksperience.
9. Ai anon kah pyetjet dhe dyshimet për vërtetësinë e zbatimit te ligjeve, teorive dhe bazave te përgjithshme, te cilat, te tjerët, i marrin si te mbyllura, përfunduara, përkryera, qe nuk pranojnë me diskutime. Ai ka kërshëri për pyetje te shumta, e ndonjëherë edhe pakëz te çuditshme.
10. Ambicie apo aspirata te mëdha dhe dëshira te forta. Ai ka aspirata te pakufizuara, ka vendosmëri te pathyer për t’i realizuar synimet dhe për t’i përballuar dhe kaluar vështirësitë, qe i janë bere barrierë ne rrugën e tij.