Thursday, 20/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

TI JE I LARGUAR NGA PUNA



TI JE I LARGUAR NGA PUNA

12143068_1646471848956080_7155447216896837064_n

TI JE I LARGUAR NGA PUNA

Një i ri amerikan me emrin Vallas Xhonson (Wallace Johnson) u pranua të punon në një punëtori të madhe me dru dhe në atë punëtori i kaloi vitet më të mira të jetës së tij. Ishte i ri dhe i fortë dhe e kishte mundësinë të punon punë të rënda.

Kur i arrit të dyzetat dhe kulmin e fuqisë së tij dhe kishte fituar autoritet në punëtorinë ku punonte për shkak viteve të shumta që punonte aty, i erdhi lajmi nga kryetari se duhet të braktisë punën dhe të mos kthehet më asnjëherë në këtë punëtori!!

U habit pse ti ndodhë kjo gjë! Doli në rrugë, pa synim dhe pa shpresë, në mendjen e tij i kalonin kujtimet e viteve ku e dha mundin më të madh të tij dhe i humbi gjitha ato vite për asgjë. Filloi të ndjen keqardhje dhe e kaploi një mërzi e thellë derisa e përshkruan edhe vet ku thotë se sikurse toka ta kishte gëlltitur dhe të ishte zhytur në thellësinë e errët të saj.

Para fytyre iu mbyll dera e vetme e riskut që e kishte dhe kulmi i kësaj sprove ishte se as ai e as gruaja e tij nuk kishin burim tjetër të pasurisë dhe s’dinte se çfarë të bën!

Shkoi në shtëpi dhe i tregoi gruas se çfarë ndodhi me të dhe gruaja i tha se çfarë të bëjmë tani?! – Do ta lë në hipotekë shtëpinë e vogël që jetojmë në të dhe do të filloj të punoj me ndërtimtari – ia kthehu!

Dhe me të vërtetë, projekti i parë i tij ishte ndërtimi i dy shtëpive të vogla ku për ndërtimin e tyre dha mund të madh, e pastaj filluan projektet e vogla të shtohen dhe të rriten derisa u specializua në ndërtimin e shtëpive të vogla. Brenda pesë viteve me mund të madh u bë milioner i njohur.

Ky njeri është Vallas Xhonson (Wallace Johnson), i cili e formoi dhe e ndërtoi zinxhirin e hoteleve Holiday Inn, dhe këtë zinxhir të hoteleve e përhapi nëpër tërë botën!

Ky njeri në biografin e vet e cek dhe thotë: Po ta dija tani se ku banon drejtori i firmës që më largoi nga puna do ta falënderoja thellësisht për atë që ma bëri. Kur më ndodhi ajo sprovë për mua ishte tepër e vështirë dhe e përjetova shumë rëndë dhe nuk e kuptoja se pse, kurse tani e kuptova se Zoti deshi të ma mbyllë para fytyre një derë dhe të ma hape një derë tjetër për mua dhe familjen time shumë më të mirë se ajo e para!

Urtësi nga rrëfimi:

Asnjëherë mos mendo se çdo dështim në jetë nëpër të cilin kalon është përfundimi yt. Mendo mirë dhe bashkëpuno me atë që ta jep jeta dhe fillo nga fillimi pas çdo situate. 

Jeta nuk e meriton të vdesim nga pikëllimi për ndonjë dështim, sepse ne kemi mundësi të jemi më të mirë, atëherë kur brenda nesh janë prezent vullneti dhe vendosmëria!

Allahu thotë: “Por mund ta urreni një gjë, ndërkohë që ajo është e mirë për ju e mund ta doni një gjë, ndërkohë që ajo është e dëmshme për ju. Allahu di, kurse ju nuk dini”. Bekare 216. 

Nga arabishtja: Irfan JAHIU