Sunday, 16/12/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

TI DHE SHEJTANI



TI DHE SHEJTANI

 

lutje ne nje vend

Kur shejtani të frikosën me varfëri, ktheja se risku është i caktuar: “S’ka asnjë gjallesë në Tokë që të mos i ketë mjetet e jetesës prej Tij”. Hud 6.

Kur shejtani të frikëson me vdekje, ktheja se vdekja e ka kohën e vet dhe se çdokushi do të vdes: “Kur t’i vijë koha e fundit, ata nuk mund ta shtyjnë, qoftë edhe për një çast dhe as nuk mund ta shpejtojnë”. Earaf 34.

Kur shejtani të dëshpëron se për ty nuk ka Xhenet, rikujtoje faljen e Allahut.





Kur të dëshpëron se për ty nuk ka shpëtim për shkak mangësive tua, rikujtoji begatitë dhe meritën e Allahut.

Kur të dëshpëron se për ty nuk ka shërim, rikujtoje mëshirën e Allahut.

Kur të dëshpëron se fatkeqësitë e tua nuk kanë përfundim, rikujtoje premtimin e Allahut.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU