Friday, 25/5/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

TI DHE AJO, MEDITONI KËTO FJALË (2)

TI DHE AJO, MEDITONI KËTO FJALË (2)

natyra meditoTI DHE AJO, MEDITONI KËTO FJALË (2)

1. Mos luaj asnjëherë me ndjenjat e të tjerëve, ngase ka mundësi ta fitosh lojën, mirëpo do t’i humbësh ata që i ke përreth për tanë jetën!
2. Çdo ndjenjë nuk ka nevojë për të dashur, disa nga to kanë nevojë për mik që nuk tradhton, dhe shoqërues që nuk të shkakton dhembje, dhe shpirt që të shoqëron përgjithmonë dhe nuk shkon!
3. Heshtja ndaj gabimeve të atyre që i duam është dashuri e veçantë që e ndjejmë për ta dhe dhembje e veçantë për ne!!
4. Bëni të lumtur ata që i doni.. se vdekja nuk merr leje nga asnjëri prej tyre kur ju afrohet!!
5. Disa njerëz e meritojnë t’i presim tanë jetën, e disa të tjerë nuk e meritojnë as t’i shikojmë dy here!
6. Kur xhelozon për ty ai që të donë, kjo s’do të thotë se ai dyshon në sjelljet e tua, po ti je njëra nga vijat e tij të kuqe, dhe ty nuk donë që askush të afrohet!!
7. Njeriu i cili të donë e duron inatin tënd, dhe sjelljen tënde, dhe zemërimin tend, është i butë me ty, edhe përskaj ashpërsisë sënde ndaj tij, largohet nga ti derisa të qetësohesh, e pastaj e kthen shikimin kah ti që të lajmëron se: ai do të jetë me ty!!
8 Nuk ka më mirë se të gjesh një zemër e cila të donë pa mos kërkuar nga ti asgjë tjetër përveç se të jesh mirë!!
9. As ti nuk je me cilësi të përsosura, e as ajo, e jotja mbetet të kënaqesh me atë që ajo e posedon, që edhe ajo të jetë e kënaqur me atë që ti e posedon!!
10. Dashuria nuk mbështetet vetëm se mbi romantik, po edhe mbi respekt dhe përkujdesje dhe besim!!
11. Sadoqë je i moshuar, prap do të mbetesh si fëmijë me atë që e do!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Categories

Archives