Thursday, 20/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Thymus vulgaris (trumëza)



Thymus vulgaris (trumëza)

trumza
Thymus vulgaris (trumëza)

Trumëza është një lloj bime aromatike e cila përdoret në kuzhinë për të aromatizuar supat, perimet, mishin, etj. Një nga karakteristikat e saj kryesore është që të bëj ushqimet më të tretshëm për organizmin falë vajrave eterike që përmban

Eshtë shumë qetësuese për kollën e fëmijëve dhe në farmaci përgatitet shurup i tilleë Këtë shurup mund ta përgatisin edhe vetë nënat në shtëpi, duke zier trumëzën, e kullon dhe e përzien me sheqer integral ose mjaltë të kualitetit të mirë. Për fëmijët nën një vjeç nuk mund të përdorni mjaltin.

Për ata mbi një vjeç shtojini këtij shurupi edhe mjaltë të kualitetit të mirë.Në treg ka edhe mjaltë prej trumeze, është i shtrenjtë por ka gjithashtu vlera të mëdha kurative. Por trumeza gjen përdorim edhe në banjat medicinale me trumëz për plagët që nuk shërohen mirë pasi siç e përmendem trumëza ka veprim antiseptik (dezinfektues).

Për banjë medicinale përgatitet në këtë mënyrë: 500 gr trumëz të thatë i vë në 2 litër ujë të ftohtë dhe pret sa të marri valë, po pastaj e heq nga zjarri e le të mbuluar për 10-15 min. dhe pastaj e kullon dhe e hedh në vaskën e mbushur me ujë të ngrohtë 37-38 gradë. Në vend të kësaj lloj përgatitje mund të vëmë dhe 2-3 pika vaj esencial prej trumëze, i cili blihet në farmaci.





Trumëza e egër, është shumë më superiore në mjekësi se e kultivuara.

Përmban vaj eterik i përbërë nga thymol dhe carracol. Të dy kanë një efekt expectorant të fortë dhe antiviral dhe ndihmon kundër infeksioneve bakteriale të rrugëve të frymëmarrjes.

Trumëza ndihmon dhe ndaj dhimbjeve të stomakut, është përbërës i disa likerëve medicinale që përdoren për dhimbjen e stomakut dhe tretjes. Me trumëz ka preparate të gatshme në farmaci si pika, shurupe, balsame të ndryshme si për fëmijë dhe të rritur, vaj esencial etj…

Përgatitja e çajit të trumëzës është: 1-2 lugë gjellë trumëz të thatë ose të njomë në 500 ml ujë të valuar. E le rreth 10 minuta të pushojë dhe pastaj e kullon.