Tuesday, 23/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Thundër kali dhe rruzare blu si mbrojtje ndaj syrit të keq



Thundër kali dhe rruzare blu si mbrojtje ndaj syrit të keq

Hajmalitë rrjedhin nga rruazat, të cilat arabët e kishin zakon që ti varnin rreth qafave të fëmijëve të tyre për t’i mbrojtur nga syri i keq. Pastaj janë zgjeruar janë zgjeruar dhe i kanë quajtur si hajmali të gjitha gjërat që i përdornin për mbrojtje.

Këtu përfshihen patkonjtë e kuajve që varen mbi dyer, ose në vende të tjera. Disa shoferë varin patkonj të kuajve në pjesën e përparme, ose në pjesën e pasme të makinës, apo rruzare blu në pasqyrë. Ata pretendojnë se ajo mbron kundër syrit të keq.

A e kanë të njëjtin gjykim edhe hajmalitë e përbëra nga Kurani apo nga lutjet e sakta nga profeti (salAllahu alejhi ue selem)? Selefët kanë dy mendime mbi këtë çështje. Mendimi më dominues sipas meje është se ato janë të ndaluara, siç e kam komentuar në librin e Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijes (rahimehullah) ”el-Kelim et-Tajjib.”

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)





Burimi: Silsilat-ul-Ahadith es-Sahihah (1/2/650) /perlatmuslimane/

 

Сродна слика