Monday, 10/12/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Thuhet se nëse njeriu nuk ushqehet dyzet ditë do të sheh mrekulli nga bota shpirtërore



Thuhet se nëse njeriu nuk ushqehet dyzet ditë do të sheh mrekulli nga bota shpirtërore

Sa i përket sasisë ajo ndahet në tri grupe:

1. Më e madhja – shkalla e të sinqertëve. Kjo është të kufizohesh në aq ushqim sa për të mbijetuar, duke mos e vështirësuar mendjen dhe jetën. Kështu bënte Sehl et-Tusteri i cili thoshte se namazi ulur nga uria dhe molisja është më i vlefshëm se namazi në këmbë i stërngopur.

2. Të jesh i kënaqur që 1/3 e lukthit të jetë e mbushur. Kjo është traditë e Hazreti Omerit r.a. dhe e Sahabëve.

3. 2/3 e lukthit të mbushur (një mudd). Në sasinë e ushqimit ndikon situata dhe natyra e personit.

Edhe koha ndahet në tri pjesë: shkalla e pare është që të ngecë pa ngrënë tri apo disa ditë. Hazreti Ebu Bekër es-Siddik i bashkonte gjashtë ditë. Ndërsa Ibrahim b. Edhemi shtat ditë.





Thuhet se nëse njeriu nuk ushqehet dyzet ditë do të sheh mrekulli nga bota shpirtërore, por kjo nuk arrihet ndryshe veçse duke shkallëzuar. Dhe shkalla më e ulët është të ushqehesh një herë në ditë. Ai i cili han dy herë në ditë, kurrë nuk e ka shijuar urinë dhe nuk i njeh dobitë e saj. Buka më e lartë është ajo e grurit ndërsa më e ulëta është e elbit.

Hazreti Omeri r.a. i kishte thënë djalit të tij: ”Një ditë ha bukë dhe mish, ditën tjetër bukë dhe gjalpë, të tretën bukë dhe puter, të katërtën bukë dhe kripë, të pestën bukë thatë”. Ky është udhëzimi më i dobishëm.

Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Më të këqijtë e ummetit tim janë ata të cilët janë mësuar në begati dhe dertin kryesorë e kanë ushqimin e llojllojshëm, rrobat e shumta dhe ata të cilët flasin duke u fryer”.