Friday, 15/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

THUANU NJERËZVE FJALË TË MIRA!

THUANU NJERËZVE FJALË TË MIRA!

Një djalosh i ri iu afrua një lypësi në rrugë që t’i jepte diç. Por, kur e futi dorën në xhep, pa se e kishte harruar protofolin në shtëpi. I kërkoji ndjesë të varfërit duke i thënë:

– Të kërkoj ndjesë o baba! E kam harruar protofilin në shtëpi, por, të japë besën se kur të kalojë nga kjo rrugë, do të të lë ca të holla.

I varfëri ia ktheu:

– Më fal biri im! Ti më ke dhënë më shumë se të tjerët.

U habit djaloshi.

– Por unë, nuk të dhashë gjë?!

– Ti kur më kërkove falje, më the, babai im, dhe këtë fjalë e kam dëgjuar për herë të parë në jetë dhe qenka fjala më e shtrenjtë për mua se paratë, e ti më dhe më shumë se të tjerët!

“Fjala e mirë ngjitet te Ai”. (Kuran).
Përktheu: Agron Islami

Categories

Archives