Saturday, 16/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Thuaj: Udhëtoni e ecni ne toke

Thuaj: Udhëtoni e ecni ne toke

udheto

Ajo qe e hap gjoksin dhe i largon retë e dëshpërimit e pikëllimit është udhëtimi neper vende e shkretëtira, ecja neper token e gjere, shikimi ne librin e gjithësisë se hapur që ti shohësh lapsat madhështisë që në faqet e ekzistencës shkruajnë shenjat e bukurisë, t’i shohësh kopshtet me plot bukuri, bashqet elegante dhe xhennete e ngjeshura. Dil nga shtëpia jote dhe medito për atë që është rreth teje, para dhe pas teje. Hyp në male, zbrit në lugina, ngjitu nëpër drunjte, pi nga uji i burimit, vëre hundën tende ne degët e jaseminit, qe shpirti yt ta ndjeje se është i lire dhe i disponuar, sikurse zogu i cili duke cicëruar noton ne hapësirën e lumturisë; dil nga shtëpia jote, hidhe mbulesën e zezë nga sytë e tu e pastaj ec neper shtigjet e gjera te All-llahut duke e përmendur dhe lavdëruar.

Vetmimi ne dhomën e ngushte me zbrazëtinë vrasëse është rruge e suksesshme për vetëvrasje, dhoma jote nuk është bota e as ti nuk je i tere njerëzimi, prandaj perse po dorëzohesh para çetës se mërzive. Thuaj vetes me shikimin, dëgjimin dhe zemrën tende: Dil të erdhi rende apo lehte.
Eja këtu te lexosh Kur’an pranë përroskave e livadheve, ne mesin e zogjve qe ligjërojnë me cicërimat e dashurisë, pranë ujit qe rrëfen tregimin e tij se si ka arritur nga shkëmbi.

O ti qe ankohesh e sëmundje nuk ke, behu i bukur
qe ekzistencën ta shohësh te bukur
a po e sheh gjembin ne trëndafila e të verbërohesh
ta shikosh mbi te vesën si kurore!?

Vërtete udhëtimi ne hapësirat e tokës është përjetim me te cilin mjeket porosisin për atë qe i është renduar vetja e tij dhe i është errësuar dhoma e tij e ngushte, eja me ne te udhëtojmë qe te bëhemi te lumtur e të gëzohemi, të mendojmë dhe të sodisim: “Të cilët mendojnë ne krijimin e qiejve dhe tokës: Zoti ynë, nuk e krijove ketë kot, i Lartësuar je Ti”(Kur’an).Aid el Karni

Tags:

Categories

Archives