Wednesday, 24/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Thuaj “Bismil-lah”, ha me te djathtën dhe ha nga ajo qe ke përpara


Thuaj “Bismil-lah”, ha me te djathtën dhe ha nga ajo qe ke përpara


Prej Umer ibnu Ebu Selemes eshte transmetuar se ka thene: “Kam qenë nën perkujdesjen e te Derguarit te Allahut (sal-lAllahu alejhi ue selem) dhe dora ime levizte në enë. Me tha: “O djalosh ! Thuaj “Bismil-lah”, ha me te djathtën dhe ha nga ajo qe ke përpara” .Njohja me transmetuesin e hadithit:Ai eshte sahabi i madh Umer ibnu Ebu Seleme Abdulesed El Mahzumi. Nena e tije Ummu Seleme ka qenë gruaja e Profetit (alejhi salatu ue selem). Eshte rritur ne shtëpinë e te Derguarit te Allahut (alejhi selam). Ka lindur ne vitin e dytë te hixhretit. Ali ibnu Ebu Talibi e caktoi prijes te Bahrejnit. Ka vdekur ne Medine ne vitin 83 hixhrij, Allahu qofte i kenaqur prej tij.

Kuptimi i pergjithshem:
Ne kete hadith tregohen nje sërë rregullash te ushqimit ne Islam te cilat duhen vepruar. Prej tyre eshte thenia “Bismilah” perpara ngrënies, ngrenia me dorën e djathte dhe kjo gje eshte argument i ndalimit te ngrenies e te pirjes me te majten, sepse eshte veprim i shejtanit. Muslimani eshte i urdheruar qe t’i shmanget rruges se ndjekesve te gjynaheve,e aq me teper te shejtanit. Nafiu nje nga transmetuesit e ketij hadithi, ka shtuar: “Marja dhe dhënia”. Gjithashtu muslimani hanë nga ushqimi me i afërt (dmth ate ushqim qe ka afer vetes).

Orientime:
Ligjerimi i permendjes “Bismilah” perpara fillimit te ngrenies.
Nese harron te thuash ne fillim “Bismilah” (Ne emer te Allahut), atehere thuaj: “Bismilahi euelehu ue ahiratu” (Me emrin e Allahut ne fillim dhe ne fund).
Thuaj: “Elhamdulilah” (Falenderimi i takon Allahut) pas mbarimit te ngrënies dhe pirjes.
Nëse ulesh pranë nje ushqimi, ha nga pjesa qe ke afër.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Ushtrime per shpatullat
 

Categories

Archives