Friday, 22/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Thjeshtësia e Ainshtainit

Thjeshtësia e Ainshtainit
 ajnshtajni
Ainshtajni posedonte, thuajse, thjeshtësi absolute në jetën e tij, dilte i veshur me tesha të vjetra, të shtypura dhe me rrudha, të pa hekurosura. E rrallë herë ai e vëndonte kësulën në kokë… ishte shumë spontan, këndonte, bënte melodi, fishkëllonte gjersa bënte dush… e sa herë që e ruante mjekrën, ishte u zhytur në vaskë. Jetonte thjeshtë dhe me kënaqësi!
Ainshtajni poashtu nuk kishte dëshirë që të përdorte sapun të posaçëm për ruajtje.. por përdorte sapun normal, të njëjtin sapun të cilin e përdorte në dush… pasi ky njeri i cili përpiqej për ta zgjidhur enigmën dhe simbolin e ekzistencës së kësobotshme dhe nyjen e e këtij Universi të mahnitshëm, nuk kishte dëshirë që të merrej me atë se, a duhet përdorur dy llojë sapunash, një për në dush, e tjetrin për ruajtje.. pasi kjo, sipas tij, i shtonte komplesin jetës!
Kur e kam takuar Ainshtajnin – rrëfen Carnegie – ajo që la një ndikim të madh në mua, ishte se ai ishte një njeri që jetonte në kulmin e lumturisë.. por realisht se teoria e tij filosofike mbi lumturinë, ishte më superiore se teoria e tij mbi relativitetin, e unë personalisht besoj se teoria e tij, e parë, ishte teori fantastike. Ai thoshte se është i lumtur, pasi ai nuk dëshironte asgjë nga askush, e as nuk kishte nevojë për askë, poashtu ai nuk dëshironte as pasuri, e as tituj, as komplimente e as lëvdata. Ai vetë e ndërtonte lumturinë e tij dhe elementet përbërëse të lumturisë së tij, ishin elemente, që i përkisnin thjeshtësisë më kulminante. Sikur puna e tij me të cilën merrej, rënia violinës dhe ekskurzioni me anijen e vogël që ai e posedonte!
Përktheu: Agron Islami
“25 personalitete botërore që ndryshuan historinë!”

Categories

Archives