Thursday, 19/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Thirrje për të ndalur incidentet

Thirrje për të ndalur incidentet

Qytetarët e Shkupit kërkojnë masa më konkrete të sigurisë për të parandaluar dhunën dhe incidentet midis të rinjve në baza etnike.

maqedonia
Incidentet kryesisht janë mes të rinjve të komuniteteve më të mëdha shqiptare dhe maqedonase, por Ministria e Brendshme ka apeluar që të mos raportohet në këtë prizëm për të parandaluar nxitjen e tensioneve apo reagimeve tjera, por mediat të raportojnë të gjitha ngjarjet në formën e kronikës së zezë.

Një incident i dhunshëm ndodhi javën e kaluar kur një autobus urban u sulmua nga një grup i dhunshëm me maska, me ç`rast u plagosën tetë të rinj. Një ditë më pas ndodhi edhe incidenti i radhës, ku një i ri denoncoi për një sulm tjetër.

Incidentet e dhunshme nëpër rrugët e Shkupit dhe veçmas në autobusët urbanë, janë dukuri që po përsëriten për çdo vit, edhe atë gati në një periudhë të njëjtë. Vitin e kaluar njësoj ndodhën incidente të dhunshme në periudhën tetor, nëntor dhe dhjetor. Por, për shtatë vite me radhë janë përsëritur incidente të së njëjtës natyrë.

Qytetarët apelojnë për masa më të forta sigurie dhe ndëshkim të grupeve të dhunshme, por edhe për një mobilizim më të madh të institucioneve për vetëdijesimin e qytetarëve.

Ish-kryeministri i vendit, Vlado Buckovski, në një intervistë për mediat vendore ka thënë se marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni po mbahen në mënyrë artificiale, duke shpresuar se do të bëhet më mirë.

Ministria e Brendshme ka përsëritur se po bën përpjekje maksimale për kapjen e autorëve të dhunshëm dhe se nuk do të tolerohet dhuna dhe incidentet e kësaj natyre. Edhe partitë politike kanë shprehur zënka midis tyre, për të akuzuar njëra-tjetrën se po shfrytëzon këto incidente për qëllime politike. Organizatat joqeveritare kundër dhunës theksojnë se partitë politike dhe institucionet, në vend të akuzave dhe kritikave mes tyre, duhet të angazhohen për një plan strategjik për parandalimin e kësaj dhune dhe incidenteve. /INA/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Urimi i Kryetarit të BFIM-së myslimanëve për festën e Kurban Bajramit

Categories

Archives