Monday, 23/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Thënje dhe shembuj nga përvojat e popujve

Thënje dhe shembuj nga përvojat e popujve

Thënje dhe shembuj nga përvojat e popujve

Nëse të grumbullohen problemet e punët të radhiten njëra pas tjetrës mos u merakos.
Robert Louis Stevenson shkruan: “Çdo njeri ka mundësin ta kryejë punën e tij për një ditë,sado e rënd që të jetë,dhe secili ka mundësi të jetoj i lumtur deri sa të perëndojë dielli,ky është kuptimi i fjalës jetë.”

Një mendimtar tjetër thotë: “Jeta jote është vetëm një ditë,sepse e djeshmja iku dhe e nesërmja akoma s’ka ardhur”.

Stepfen Leacock shkruan: “Foshnja thotë;kur të bëhem si fëmijë.Fëmija thotë;kur të bëhem i rritur,e kur të rritem martohem.Mirëpo ç’ka pas martesës? Ç’ka pas të gjitha këtyre periudhave? Atëherë ndryshon të menduarit përreth dhe thotë: Kur do bëhem plak që të marr pensionin.Shikon pas vetes jetën që mbaroi dhe nuk sheh asgjë,pos erë të frekët me zë të butë që thotë: E humbe jetën tënde që për të u linde dhe të gjitha minutat e saj.Ne mësojmë,kështu,pas kalimit të kohëse dhe kur bëhet shumë vonë,se jeta jonë jetohet çdo minutë e çdo orë të ditëve tona.”

Njëri nga të parët tanë thoshte:”Keni kujdes nga fjala ‘do të’ sepse nga kjo fjalë ka bllokuar shumë mirësi dhe ka vonuar shumë përmirësime.”

Filozofi france,Montaigne,thotë:”Jeta ime ishte e mbushur me fatkeqësi dhe kurrë nuk më mishiruan.”
Unë them:Këta ishin ata që s’e kuptuan qëllimin e krijimit të tyre në këtë botë,edhe pse ishin të mprehtë e kishi n njohuri të thella.Ata nuk u udhëzuan me këtë mençuri që patë në udhëzimin e Krijuesit (Allahut) me të cilin dërgoi të Dërguarin e Tij..

“….Ai të cilit Allahu s’i jep dritë,nuk ka për të pasur dritë” (El-Nur,40)

“Ne e udhëzuam atë në rrugë të drejtë, e ai do të jetë: mirënjohës ose përbuzës.”(Insan,3)

Një shkrim tjetër i dobishëm  Shkaqet e lumturisë

Një poet i madh italian ka thënë: “Mendo mirë për këtë ditë se ajo s’lind përsëri.”

Por më bukur dhe më plotë se kjo thënie është hadithi: “Fale namazin sikur të jetë lamtumirës për ty.”

Ai që i vë këto thënie në zemrën dhe gjuhën e vet sikur të mos jetonte më pas ditës së sotme, ripërtërin pendimin,përmirëson veprat dhe përpiqet që me sa më tepër kujdes ta kryejë adhurimin ndaj Zotit të vet dhe të pasojë rrugën e profetit të Tij.

Categories

Archives