Wednesday, 24/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Thënie në lidhje me thjeshtësinë



Thënie në lidhje me thjeshtësinë

Thënie në lidhje me thjeshtësinë

Ali ibën Ebi Talib -Allahu qoftë i kënaqur me të!- ka thënë: “Vërtet, dynjaja ka shkuar dhe e ke lënë prapa, ndërsa ahireti është përpara dhe për secilën nga këto ka djem, ndaj jini prej djemve të ahiretit e mos jini prej djemve të dynjasë se, vërtet, sot ka punë dhe nuk ka llogari, ndërsa nesër do të ketë llogari e jo punë.”

Allahu i Lartësua thotë: “E përgatituni me furnizim (për rrugë e udhëtim), e furnizimi më i mirë është devotshmëria.” Bekare, 197.

Isai i biri i Merjemes (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: “Kalojeni dynjanë si udhëtarë e mos u bëni banorë të saj.”

Po ashtu ka thënë: “Kush është ai i cili ndërton mbi dallgët e detit shtëpi?! E tillë është dynjaja, mos e konsideroni atë të përhershme.”





Abdulla bin Aun -Allahu e mëshiroftë!- ka thënë: “Vërtet, ata që kanë qenë para nesh linin prej dynjasë atë që ishte më e mirë për ahiretin dhe, vërtet, ju po lini prej ahiretit çka është më e mirë për dynjanë tuaj.”

Kjo ishte në kohën e Abdullah bin Aunit, ndërsa sot, shumica e njerëzve e kanë lënë pas dore ahiretin, madje edhe mirësinë e saj.

Përgatiti: Erion Sula