Tuesday, 23/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Thenia Bismilah dhe historia e saj


Thenia Bismilah dhe historia e saj


bismilah

Kur’ani na bën të njohur se Allahu në më shumë se një rast e ka mësuar njerëzimin, qysh prej fillimit të tij, që ta përdorë këtë lutje, me disa ndryshime të vogla.

“Dhe ai tha:
“Hipni në të, me emrin e Allahut ajo lundron dhe ndalet. Vërtet, Zoti është qëfalë shumë, është mëshirues.” (Hud, 11: 41)

“(e lexova) Kjo është prej Sulejmanit (mandej e hapi, kur qe, në të)
“Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! (Bismilahir-Rahmanir-Rrahim!)” (en-Neml, 27: 30)

“Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi. Krijoi njeriun prej gjakut të ngjizur.” (el-Alak, 96: 1-2)

Çdo sure, përveç sures et-Teube (gjithashtu e njohur si el- Bera’a), fillon me këtë formulë. Le të theksohet se sureja et- Tevbe e ka lajmëruar tërheqjen e mëshirës ndaj paganëve Kurejshiet të cilët e kundërshtonin Islamin.
Ekzistojnë dy shkolla mendimi sa i përket Bismilahir-Rahmanir- Rahim. Dijetarët e Mekës dhe të Kufës besojnë se ky është ajeti i parë i çdo sureje, ndërkohë që dijetarët e Medinës, Basrës dhe Sirisë thonë se ky është ajet me të cilin fillohet leximi i çdo sureje (përveç sures Teube), por nuk numërohet si ajet i asaj sureje.
“Çdo çështje e rëndësishme e filluar pa përmendjen e emrit të Allahut mbetet jo komplete. “

Një shkrim tjetër i dobishëm  Prej qëllimeve më kryesore të sures El-Fatiha

Categories

Archives