Monday, 23/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

THATËSIRA SHPIRTËRORE

THATËSIRA SHPIRTËRORE

 

Si mundesh ta zbulosh se ke thatësirë shpirtërore?! Dhe ne, a e ndjejmë atë, sikurse e ndjejmë urinë, dhe etjen, dhe dhembjen?!

Përgjigjen e kësaj pyetjeje do ta kërkojmë nëpërmjet disa shembujve në vazhdim:

– Shembull i parë: Namazi…

Kur falemi, a jemi në gjendje të ndjejmë përulje, frikë dhe kënaqësi?

Nëse përgjigja është “Po”, atëherë ne jemi në gjendjen e “zgjimit shpirtëror”.

Nëse përgjigja është “Jo”, atëherë ne jemi në gjendjen e “përtacisë shpirtërore”.

Kurani na flet për cilësitë e atyre që falen.

Për dyfytyrëshit thotë: “Në të vërtetë, hipokritët përpiqen të mashtrojnë Allahun, por është Ai që i mashtron ata. Kur ata ngrihen për namaz, ngrihen me përtesë, vetëm sa për t’u dukur para botës dhe Allahun e përmendin fare pak”. Nisa 142.

Kurse për të përulurit thotë: “Me të vërtetë, janë të shpëtuar besimtarët, të cilët janë të përulur në namazin e tyre”. Muminun 1-2.
…………………………………………………………………

– Shembulli i dytë: Duaja…

Kur lutemi, a na zbutet zemra dhe a na loton syri?

A e ndjen frikën, përuljen dhe shpresën?

Allahu thotë: “i luten Zotit të tyre me frikë e shpresë”. Sexhde 16.
Nëse përgjigja është “Po”, atëherë ne jemi në gjendjen e “zgjimit shpirtëror”.

Nëse përgjigja është “Jo”, atëherë ne jemi në gjendjen e “plogështisë shpirtërore”.
…………………………………………………………………

– Shembulli i tretë: Leximi i Kuranit…

Kur jemi në kontakt me Kuranin, qoftë ajo me leximin e tij apo dëgjimin e tij, a ndjejmë zgjim shpirtëror? A hapen shpirtrat tanë me Allahun?

A ndjen frikë e përulje, dhe a e ndjen fërgëllimën e zemrës, siç Allahu thotë: “Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, fërgëllojnë”. Enfal 2. Dhe a ndjen frikë dhe përulje?

Nëse përgjigja është “Po”, atëherë ne jemi në gjendjen e “aktivimit shpirtëror”.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Mos u nervozo!

Nëse përgjigja është “Jo”, atëherë ne jemi në gjendjen e “plogështisë shpirtërore”.
…………………………………………………………………

– Shembulli i katërt: Dëgjimi i këshillave…

A preken zemrat e tona? A rrëqethen lëkurat e tona?

Allahu thotë: “Prej tij u rrëqethet lëkura atyre që i frikësohen Zotit të tyre e, mandej qetësohen lëkura dhe zemrat e tyre, kur përmendet Allahu”. Zumer 23.

Nëse përgjigja është “Po”, atëherë ne jemi në gjendjen e “zgjimit shpirtëror”!

Nëse përgjigja është “Jo”, atëherë ne jemi në gjendjen e “përtacisë shpirtërore”!
…………………………………………………………………

– Shembulli i pestë: Sjellja jonë me njerëzit…

Kur i buzëqeshmi njerëzve, a buzëqeshin zemrat e tona? Kur i përshëndesim njerëzit me dorë, a përshëndeten edhe shpirtrat tona?

Ndjenjat e tona me njerëzit a janë ndjenja edukatore? A jemi të hapur me ta dhe të sinqertë? A bartin zemrat e tona dashuri të sinqertë?

Përgjigjen e gjitha këtyre pyetjeve besoj se e di çdo njëri nga ne për veten e tij!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Categories

Archives