Sunday, 26/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Thaçi nuk e ka shqyrtuar raportin për shamitë


Thaçi nuk e ka shqyrtuar raportin për shamitë


Kreu i ekzekutivit, Hashim Thaçi ende nuk e ka shqyrtuar raportin e Komisionit për Liritë Fetare me të cilin rekomandohet heqja e ndalesës për bartjen e shamisë.

shamia muslimane

 

“Ende nuk e kemi shqyrtuar raportin”, ka thënë Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi për Express.

 

Derisa nuk dihet nëse përçarja e anëtarëve të këtij Komisionit, rreth rekomandimeve të tij, do të ndikojë në vendimin e Kryeministrit.

 

“Kryeministri e shqyrton këtë”, ishte përgjigja e vetme e Kuçit dhënë për Express në lidhje me këtë.

 

Kryetari i Komisionit për Liritë Fetare, Amir Ahmeti ndërkaq ka thënë për Express se beson në pajtueshmërinë e Thaçit në lidhje me kresat e tyre, respektivisht ndryshimin e udhëzimit administrativ që ndalon bartjen e shamisë në shkolla.

 

“Këtë komision e ka themeluar vetë Kryeministri i Kosovës z. Thaçi, dhe nuk besoj se ai nuk do të implementojë rekomandimet e komisionit”, tha ai për Express.

 

Kundër rekomandimeve të Komisionit ka dalë anëtari i saj, Zëvendësministri i Jashtëm Petrit Selimi.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Shefqet Krasniqi më i besueshëm se krerët e shtetit

Categories

Archives