Saturday, 27/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Thaçi: E vërteta e fshehjes së dosjes time


Thaçi: E vërteta e fshehjes së dosjes time


Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi deklaroi sot se publikimi i dosjes së ndjekjes së tij e koduar si “Kreatori” vazhdon të bllokohet dhe nuk ka edhe epilog gjyqësor.

thaqi

“Unë mendoj se gjithçka ndalgadal bëhet e pakuptimtë, Komisioni për Lustrim si duket nuk arrinë të kryjë punën ashtu si duhet, mundohen gjërave të u japin zbukurime dhe ngjyrime politike, rasti i fundit ishte ministrit të brendshëm qenka se ai ka ndjek udhëheqësit e VMRO-së, po unë kam ndoshta edhe nja dhjetë herë më tepër ndjekje si nënkryetar dhe zv.kryetar i partisë në atë kohë, kjo nuk përmendet askund. Thuhet prej zëdhënësit të komisionit te lustrimit se unë duhet të jap deklaratë, nuk është ashtu, shteti i së drejtës nëpërmjet institucioneve të sistemit i mbron qytetarët, u`a mbron lirinë dhe të drejtat e tyre dhe përfundimisht kjo dosja e fundit që është e vitit 2002-2006 ka ngelë më shumë se gjashtë vite në ato labirinthet e gjyqit dhe nuk kemi asnjë deklaratë”, deklaroi sot Thaçi pas takimit me ambasadorin kroat në Shkup, Zlatko Kramariq.

Sipas tij, fshehjen dhe obstruksionet rreth dosjes së tij të ndekjes po e bën partia BDi me në krye Ali Ahmetin.

“Nuk është çështja e problemeve personale me ish ministrin apo me ish drejtorin e shërbimeve, po dua të them diçka tjetër që mundohet të fshihet, dosjen dhe ndjekjen që ma kanë bërë në vitin 2002-2006, e ka bërë BDI-ja dhe Ali Ahmeti, janë xhelatët të rinj të cilët e kanë bërë atë dosje dhe fatkeqësisht ata janë në pushtet këto gjashtë shtat vjetët e fundit dhe normalisht bëjnë pengesa që kjo dosje të mos vije atje ku duhet. Nuk, dua të them që si kam falë ato gjëra, por njerzit e afërm dhe pjesëtarët e familjes sime të cilët kanë qenë të përndjekur dhe të dëmtuar nuk mund të harrojnë. Mendoj se duhet gjykata përfundimisht ta jep fjalën e vet”, deklaroi Thaçi.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Hapet qendra e parë për përkrahjen e viktimave të dhunës familjare

Duke folur për takimin me ambasadorin kroat, Thaçi informoi se është biseduar për zhvillimet aktuale politike në Maqedoni dhe rajon, debllokimin e procesit integrues të vendit dhe tema të tjera me karakter politik.

“Ishte një takim i rregullt me Ambasadorin e Kroacisë, jemi miq të vjetër njihemi shumë mirë. Biseduam për çështjet aktuale në Maqedoni, në rajon edhe më gjërë, është po ai konstatim që e thash edhe herën e kaluar se është për të ardhur keq që gjithë regjioni lëviz me hapa pozitiv shumë të shpejt drejt procesit intergrues duke filluar prej Shqipërisë, Malit të Zi, Kosoves, Sërbisë, vëtëm Maqedonia ngec në vend dhe shkon prapa. Konstatimet e mija ishin se PDSH-ja ka dhënë kontribut shumë të madh në kuadër të procesit intergrues, megjithatë ne nuk mund ti pranojm lojërat dyftyrëshe dhe farsat politike”, deklaroi kryetari i PDSH-së.

Categories

Archives