Saturday, 18/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Teuta Arifi na jep mesazhin për të lexuar libra fetar

Teuta Arifi na jep mesazhin për të lexuar libra fetar

teuta arifi

Edhe pse religjioni është çështje personale, kohëve fundit në Ballkan, posaçërisht në Kosovë e Maqedoni vërehet një tendencë e madhe që funksionarët publikisht të shprehen për çështjet fetare

Derisa në Kosovë presidentja Atifete Jahjaga ka shkaktuar protesta dhe është kritikuar në opinion për deklaratat e saj kundër bartjes së shamisë nëpër shkolla të cilat janë quajtur si anti-kushtetuese, në Maqedoni kemi një tjetër pamje nga femrat në pozita udhëheqëse.

Kryetarja aktuale e komunës së Tetovës, Teuta Arifi gjatë vizitës së saj në Panairin e librit në Tetovë, me anë të fotografisë e cila thonë vlen sa një mijë fjalë na ka përcjellë mesazhin se lexon libra fetarë. Kjo foto mbase dhe nënkupton që mesazhin ua përcjell dhe të tjerëve ta bëjnë të njëjtën.

Arifi gjatë një interviste në Portalb, para disa muajve kur ishte zv/kryeministre për euro-integrime ka thënë se është besimtare. Kjo, pas pyetjes së redaksisë tonë se si e ka tejkaluar luftën me sëmundjen e saj.

T.ARIFI: Kur një vepër të tillë e bën me motivin për ta shpëtuar fëmijën tënd dhe kur je besimtar nuk është vështirë. Duke qenë besimtare, asnjëherë nuk kam pasur dobësi personale dhe të ndjehem keq pse pikërisht mua më ndodhi. Madje shumë njerëz nuk e kanë ditur, kam qenë aktive dhe shkruaja dhe kolumna. Do të kisha thënë se ka një forcë që është më e madhe se ne, jeta nuk është diçka që e posedojmë ne, jeta na është dhënë. Dhe jeta që i ishte dhënë dikujt tjetër, në këtë rast fëmijës tim, nuk munda ta merrja unë se nuk më takonte. Këto janë gjëra që ne nuk i posedojmë dhe me ato duhet të sillemi sikur nuk janë tonat. Zoti nuk u dërgon njerëzve sprova më të mëdha se sa që ata mund ti bartin.

PORTALB: Dukeni tejet besimtare, praktikoni rite fetare? Faleni, agjëroni? Mendoni për pelegrinazh?

T.ARIFI: Është çështje personale kjo, si politikan që jam nuk dua të flas publikisht për këtë sepse i ngjan një fushate. Mendoj se përpiqem tu përmbahem obligimeve. Besimi ju jep forcë t’i tejkaloni shumë gjëra.

Sa i përket abortit ajo ka thënë se për planifikim familjar është më mirë mos të përdoret kjo metodë, por ndonjë më e shëndetshme.


(Gjatë vizitës së saj në Xhamië e larme në Tetovë ka respektuar protokolin duke e mbuluar kokën)


(Gjatë takimit me myftiun e Tetovës, e ka përshëndetur atë në pajtim me rregullat e Islamit)

Edhe pse religjioni është çështje personale, kohëve fundit në Ballkan, posaçërisht në Kosovë e Maqedoni vërehet një tendencë e madhe që funksionarët publikisht të shprehen për çështjet fetare. /Portalb

Categories

Archives