Tuesday, 13/11/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

TETË MESELET!!



TETË MESELET!!

11999072_1639531436316788_1889731616957784008_n

TETË MESELET!!

Dijetari e pyeti nxënësin e vet: Sa kohë që më shoqëron?!

U përgjigj: Tridhjetë e tri vite! 

Dijetari: Çfarë mësove nga unë gjatë kësaj periudhe?! 

Nxënësi: I mësova tetë mesele!

Dijetari: Më shkoi jeta me ty dhe ti nuk i mësove vetëm se tetë mesele!!

Nxënësi i tha: Nuk kam mësuar më shumë se ato dhe nuk dua të gënjej!

Dijetari i tha: Mirë, tregomi ato!!

Nxënësi u përgjigj: E parë: I shikova krijesat dhe e vërejta se çdo njëri e donë ndokënd, dhe kur shkon në varr e len i dashuri të dashurin e vet! Për këtë arsye, veprat e mira, i bëra i dashuri im, që kur të hy në varr, të hyn edhe ato me mua!!

E dytë: E meditova fjalën e Allahut: “Kurse ai që i është frikësuar madhërisë së Zotit të tij dhe e ka frenuar veten nga dëshirat, pa dyshim që do të ketë për strehë Xhenetin”. Naziat 40-41, dhe e përgatita veten për mbrojtjen nga epshi, derisa u përqendrova në adhurime të Allahut!

E tretë: I shikova krijesat dhe e vërejta se çdonjëri që posedon diçka me vlerë, e ruan atë që mos ta humb, dhe pastaj shikova në fjalët e Allahut: “Gjithçka që keni ju, është kalimtare, ndërsa ajo që ndodhet tek Allahu, është e përhershme”. Nahl 96. Dhe çdoherë kur më bie në dorë diçka me vlerë, ia drejtoj Allahut që të ma ruan tek Ai!

E katërt: I shikova krijesat dhe e vërejta se ata lavdërohen mes veti për pasuri, apo prejardhje e pozitë, dhe pastaj, shikova fjalën e Allahut: “Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij”. Huxhurat 13, dhe fillova të punoj që të më shtohet frika ndaj Allahut dhe të bëhen tek Allahu i ndershëm.

E pestë: I shikova krijesat se si e fyejnë njëri-tjetrin dhe si e mallkojnë njëri-tjetrin, dhe se burimi i gjithë tyre ishte zilia, dhe pastaj, shikova në fjalën e Allahut: “Jemi Ne ata që ua ndajmë njerëzve mjetet e jetesës në këtë botë”. Zuhruf 32, dhe e largova zilinë, dhe i braktisa njerëzit, dhe mësova se mjetet jetesës janë të ndara nga Allahu, dhe i ika zilisë!

E gjashtë: I shikova krijesat se e armiqësojnë njëri-tjetrin dhe e urrejnë njëri-tjetrin dhe vrasin njëri-tjetrin, dhe e shikova fjalën e Allahut: “Me të vërtetë, djalli është armik për ju, andaj vështrojeni si armik!”. Fatir 6, dhe e braktisa armiqësinë e njerëzve dhe u mora me armiqësinë e shejtanit!

E shtatë: I shikova krijesat dhe e vërejta se çdonjëri nga ta veten e flijon për risk, madje edhe hyn në harame, dhe e shikova fjalën e Allahut: “S’ka asnjë gjallesë në Tokë që të mos i ketë mjetet e jetesës prej Tij.“ Hud 6, dhe e kuptova se unë jam një nga këto gjallesa, dhe u morra me atë që i takon Allahut dhe e braktisa atë që është e imja tek Ai!

E tetë: I shikova krijesat dhe e vërejta se çdo krijesë i mbështetet krijesës, disa për pasuri, e disa për pozitë, e disa për shëndet, dhe e shikova fjalën e Allahut: “Allahu i mjafton kujtdo që mbështetet tek Ai”. Talak 3, dhe e braktisa mbështetjen tek njerëzit dhe u mbështeta vetëm se në Allahun!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU