Tuesday, 23/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Tetë këshilla jetësore !


Tetë këshilla jetësore !


kurani

“E kush iu frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten prej epsheve, xheneti është vendi i tij”.79:40-41

Tetë këshilla që më habitën derisa më bënë të qajë…

1- Vëzhgova për rreth botës dhe e pash se secili e donë dikë por kur ai të vdesë dhe të hyjë në varr atëherë ndahet prej tij, andaj unë i mora mirësitë për të dashur në mënyrë që edhe pas vdekjes të më shoqërojnë.

2- Meditova fjalën e Allahut xh,sh ‘’ E kush iu frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten prej epsheve, xheneti është vendi i tij ‘’.79:40-41, dhe fillova të luftoja me epshet derisa u stabilizova në adhurime.

3- Vërejta se në këtë gjithësi çdo që me vlerë e ka edhe vlerën e saj për ta ruajtur ndërsa kur e lexova fjalën e Allahut xh,sh ‘’Ajo që e keni pranë vetes është e përkohshme, e ajo që është te All-llahu është e përjetshme ’’ 16:96, atëherë fillova që çdo gjë me vlerë të e dhurojë për hir të Allahut xh,sh në mënyrë që të më ruhej.

4- Shikova krijesat dhe pash se ato krenoheshim me prejardhjen e tyre, familjen e tyre dhe trashëgimtarët e tyre e ndërsa kur e pash se Allahu xh,sh thotë se ‘’E s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat) ‘’49:13, atëherë fillova që të angazhohem me devotshmëri që të bëhesha tek Allahu më i ndershëm.

5- Vërejta se si njerëzit e mallkonin njëri tjetrin dhe e vrisnin njëri tjetrin ndërsa shkaku i kësaj ishte zilia e kur e pash se Allahu xh,sh thoshte se ‘’Ne kemi përcaktuar ndër ta gjendjen e jetës në këtë botë’’ 43:32, atëherë e lash zilinë dhe smirën, iu shmanga njerëzve duke e ditur mirë se ndarja ime për këtë botë kishte ardhur nga Allahu xh.sh

6- Pash se si njerëzit armiqësoheshin ndër veti, vritnin njëri tjetrin, kacafyteshin me njëri tjetrin e ndërsa Allahu xh,sh thoshte se ‘’ Djalli është armik i juaji, pra edhe ju konsiderojeni armik ‘’ 35:6, andaj u veçova në armiqësi dhe luftë kundër shejtanit duke mos pasur kohë të armiqësohem me njerëzit.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Mos u brengos ndaj një gjëje që s’ia vlen aspak

7- Shikova se si njerëzit luftonin në kërkim të riskut, dhe se si ata e poshtëronin vetën e tyre në kërkim të tij e nga njëherë edhe hynin në ndalesa për të arritur tek ai ndërsa Allahu xh,sh thotë se ‘’ Nuk ka asnjë gjallesë në tokë që All-llahu të mos ia ketë garantuar furnizimin e saj ‘’ 11:6, e përderisa edhe unë jam nga këto gjallesa dhe përderisa edhe unë e kam furnizimin e garantuar atëherë u angazhova të arrij atë që është me e mirë tek Allahu duke e lënë atë që më takon mua të ma e sjellë Allahu.

8- Shikova se si krijesat mbështeteshin tek krijesat e tjera nga i njëjti lloj si për familje, pasuri, shëndet e ndërsa Allahu xh,sh thotë se ‘’ Kush i mbështetet All-llahut, Ai i mjafton atij ’’ 65:3, 
andaj edhe e braktisa të mbështeturit në njerëz duke u përpjekur që çdo herë të mbështetem vetëm në Allahun xh,sh.

Nëse çdo herë përpiqesh që të e mendosh madhërinë e Allahut xh,sh dhe të krijimtarisë së Tij, dhe të e kesh çdo herë parasysh se Ai të sheh dhe se e dinë se çfarë ka në brendinë tënde, me mundohesh që çdo herë të e arrish kënaqësinë e Tij me vepra të mira atëherë do të shohësh se si do të arrish që të largohesh nga mëkatet dhe nga veprimet e liga dhe do të arrish të e shijosh ëmbëlsinë e besimit dhe të e vëresh se si rritet në zemrën tënde.

E sa e bukur është jeta kur ajo jetohet për të arritur kënaqësinë e Mëshiruesit, Zotëruesit të kësaj bote.

 

Tags:

Categories

Archives