Sunday, 28/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Teshtitja dhe hapja e gojës


Teshtitja dhe hapja e gojës


  • Shkruan “Islami nuk ka qenë neglizhent madje edhe në çështjet si teshtima dhe hapja e gojës, krahas se ka qenë syçelë edhe ndaj të gjitha çështjeve të tjera. Më tej, njërit që i hapet goja është porositur që ta mbulojë gojën me ndonjë rrobë ose me dorë, me qëllim që mos të hyjë ndonjë gjë dëmtuese në gojë apo mos t’ua prishë rehatinë njerëzve që janë afër e përreth tij. Veç kësaj, një që teshtin është porositur që ta falënderojë Allahun, duke thënë “Elhamdulilah”, kurse ata që e rrethojnë duhet të reagojnë, duke thënë “Jerhamukallah”. Për më tepër, ai që teshtin, gjithashtu, është i porositur që ta mbulojë fytyrën me dorë për ta pakësuar sadopak zhurmën që shkaktohet nga teshtima. Më tej, teshtima konsiderohet si gjë e mirë, meqë ta kthjellon trurin, përderisa hapja e gojës është jo e mirë, meqë vjen si rezultat i plogështisë dhe përtacisë.

    Argumente nga Sunneti

    1. Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Allahu i Lartësuar pëlqen kur dikush të teshtijë, por urren kur dikujt t’i hapet goja. Prandaj, kur dikush prej jush teshtin dhe e madhëron Allahun, muslimani tjetër që e dëgjon obligohet t’i thojë: “Allahu të mëshiroftë!” Sa i përket hapjes së gojës, sigurisht se ajo është prej shejtanit të mallkuar. Së këndejmi, kur dikujt prej jush i hapet goja, le ta kthejë atë te mbrapa, nëse mundet, për shkak se shejtani qeshet me të!”
    [Transmeton Buhariu]
    2. Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush teshtin, le të thojë: “Falënderimi i takon Allahut”, ndërsa vëllai i tij musliman që është afër le t’i thojë: “Allahu qoftë i mëshirshëm ndaj teje!”, ndërsa ky tjetri le t’ia kthejë: “Allahu të udhëzoftë dhe t’i përmirësoftë punët!”
    [Transmeton Buhariu]
    3. Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) tregon se, një herë, dy njerëz kishin teshtirë në prani të Pejgamberit, alejhi selam. Ai kishte reaguar ndaj njërit (duke thënë “jerhamukallah”), kurse ndaj tjetrit jo. Ky, ndaj të cilit nuk kishte reaguar i tha: “O i Dërguari i Allahut! Nuk reagove ndaj meje, ndërsa ndaj atij po!?”, kurse Pejgamberi, alejhi selam, ia ktheu: “Ky njeri e madhëroi Allahun, ndërsa ti nuk e madhërove!”
    [Transmeton Buhariu dhe Muslimi]
    4. Ebu Sejid el-Kudri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Kur ndonjërit prej jush i hapet goja, le ta mbyllë gojën e vet me dorë, për arsye se i hyn brenda shejtani i mallkuar!”


    [Transmeton Muslimi]
    5. Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) tregon se kur Pejgamberi, alejhi selam, teshtinte, e ka pasur zakon që ta mbulojë fytyrën me dorën ose rrobën e vet dhe në atë mënyrë e ka pakësuar zhurmën që shkaktohet.
    [Transmeton ebu Davudi]
    6. Ubejd ibën Refa’a (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Reagoni (duke thënë “jerhamukallah”) ndaj atij që teshtin deri në tri herë! Mandej, nëse ai vazhdon edhe më tej të teshtijë, reagoni edhe ju edhe më tej, nëse doni, e mos reagoni nëse nuk doni!”
    [Transmeton ebu Davudi dhe Tirmidhiu] 

    Përktheu nga anglishtja: Arsim JONUZI,

Një shkrim tjetër i dobishëm  DISPOZITAT LIDHUR ME MARTESËN DHE ME MARRËDHËNIET INTIME 5

Categories

Archives