Sunday, 22/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

“Terrorizohen” pasagjerët e Aeroportit


“Terrorizohen” pasagjerët e Aeroportit


Pasagjerë të shumtë të Aeroportit “Adem Jashari” janë tmerruar nga “performanca” e dy vëllezërve, njëri nga të cilët ka tentuar që në praninë e udhëtarëve të bëjë vetëvrasje.

aeroporti adem jashari

Sipas të pranishmëve, një qytetar për rreth 15 minuta kishte tentuar ta presë veten me thikë në fyt, ndërsa, gjatë asaj kohe sigurimi i Aeroportit dhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës nuk janë dukur askund, shkruan Zëri.

Ndërkaq, pas një reagimi të “vonuar” të disa policëve dhe dy pjesëtarëve të sigurimit të Aeroportit, personi që në duar ka pasur një thikë xhepi, të cilën herë ia ka mbajtur vetes në fyt, e herë e ka kërcënuar vëllain e tij, është neutralizuar, ndërsa qytetarët që kanë qenë duke pritur në Terminal janë nxjerrë jashtë për një kohë.

Gazeta “Zëri” ka arritur ta siguroj fotografinë ekskluzive nga vendi i ngjarjes të këtij personi, i cili ka tentuar të bëj vetëvrasje. Njëri nga qytetarët që atë kohë është gjendur në Aeroport, Vilson Rama, ka rrëfyer komplet ngjarjen, duke e cilësuar atë si situatë të frikshme dhe të rrezikshme për udhëtarët e pranishëm në Aeroport.

Sipas tij, në kohën kur udhëtarët po prisnin në radhë për t’i dorëzuar valixhet dhe më pas për të kaluar tek hyrja që të shpie tek aeroplanët, një qytetar ka nxjerrë një thikë xhepi dhe ka filluar kërcënimet, me çka ka frikësuar jashtëzakonisht shumë të pranishmit.

“Njëri kishte një brisk në dorë edhe tentonte ta mbyste veten, ndërsa i thoshte tjetrit – që duket se ishte vëllai i tij – se edhe ty do të ndajë për gjysmë me thikë”, tregon ai. “Derisa ai e mbante thikën në fyt, vëllai i tij e incizonte me telefon edhe rrinte shumë i qetë, sikur s’po ndodhë asgjë. Këtu u bë tmerr, kishte familje, fëmijë, gra. Ai bërtiste sa mundte… ia nisen njerëzit me bërtit, u traumatizuam”.

Më pas, sipas tij, policia iu ka vërsul, siç thotë ai, herë-herë duke ikur prej tij, derisa e ka kapur duke përdorur sprejë dhe forcë.

Edhe Policia e Kosovës e ka konfirmuar lajmin për “Zërin”.

Zyrtari për informim në këtë institucion, Brahim Sadriu, ka thënë se gjithçka ka ndodhur në Terminalin e Aeroportit, ku – siç ka thënë ai – mund të hyjë secili qytetar pa u kontrolluar. /Zëri/

 

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Shkrimtarë e akademikë lavdërojnë imamin Shefqet Krasniqi

Categories

Archives