Wednesday, 15/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Termitet – insekte të vogla, të ngjashme me milingonat



Termitet – insekte të vogla, të ngjashme me milingonat
– Termitet – arkitektë, janë një mrekulli e Krijuesit të gjithëmëshirshëm dhe të gjithëdijshëm që të lënë me gojë hapur.

Foletë e termiteve janë mrekulli arkitekturore, që arrijnë deri në 5-6 metra lartësi mbi tokë. Brenda kësaj foleje ka sisteme të sofistikuara që përdoren për nevojat e termiteve që, për shkak të strukturës së trupit të tyre, nuk dalin në diell. Në fole ka sisteme ventilimi, kanale, dhoma larvash, korridore, dalje sigurie, dhoma për mot të ftohtë dhe të nxehtë. Me një fjalë, çdo gjë dhe gjithçka.

Ajo që të mahnitë më shumë, është se termitet që ndërtojnë këto fole të mrekullueshme janë të verbër.





Megjithatë, kur e krahasojmë madhësinë e termiteve me atë të folesë së tyre, shohim se ato ia dalin të realizojnë me sukses një projekt me madhësi 300 herë më të madhe sesa përmasat e tyre.

Termitet kanë edhe një karakteristikë tjetër të mrekullueshme. Në qoftë se në fazën e parë të ndërtimit të folesë së termiteve e ndajmë në dy pjesë dhe i bashkojmë përsëri. Pas pak kohe do të shohim se të gjitha kalimet, kanalet dhe rrugët kryqëzohen me njëra-tjetrën.

Termitet vazhdojnë detyrën e tyre sikur mos të ishin ndarë kurrë nga njëri-tjetri.





Categories

Archives