Sunday, 26/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Tërmeti në Kinë, mbi 200 viktima


Tërmeti në Kinë, mbi 200 viktima


Nga tërmeti i fuqishëm që ka goditur të shtunën rajonin perëndimor të Kinës, Sichuan, qindra vetë kanë vdekur dhe mijëra të tjerë jenë plagosur, bën të ditur media shtetërore.

Për momentin njoftohet për mbi 200 të vdekur të konfirmuar, por disa media të tjera thonë se numri mund të jetë edhe më i lartë.

“Tërmeti në Ya’an Lushan ka plagosur apo vrarë me qindra persona”, është cituar nga një uebsajt zyrtar të ketë thënë byroja e Sichuan-it.

Agjencia amerikane Gjeologjike (USGS) bëri të ditur se tërmeti, i cili ishte i magnitudës 6.6, e kishte epiqendrën 80 km në perëndim të qytetit të Linqiong, transmeton TCH.

Ajo shtoi se lëkundjet ndodhën në thellësinë prej 12,3 km. Zona në fjalë është terren që preket shpesh nga lëkundjet sizmike.

Një tërmet me magnitudë 8 në provincën Sichuan, në maj të 2008-s, la të vrarë të paktën 90 mijë njerëz.

Tërmeti i fundit, i cili fillimisht u raportua si me magnitudë 7 e më pas me 6.9, ndodhi në orën 08:02 me orën lokale, njoftoi USGS.

Lëkundjet u ndjenë 115 km larg kryeqendrës së provincës, Chengdu, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve në Kinë, Xinhua. /Telegrafi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Investimet e Katarit në Evropë arrijnë 65 miliarde Dollare

Categories

Archives