Sunday, 21/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Tërfili i kuq



Tërfili i kuq

terili i kuq
Tërfili i kuq është burim i mirë për të gjitha ato femra të cilat kanë probleme me çekuilibrin hormonal në periudhën e menopauzës dhe periudhën paramenstruale.

Çaji nga tërfili i kuq përdoret te tromboza sepse pakëson formimin e droçkave në gjak po ashtu edhe e stimulon punën e mëlçisë e po ashtu ju sugjerohet njerëzve të cilët vuajnë nga astma.

Përbërësit: 1 lugë të madhe të lules së tharë të tërfilit të kuq, 2 gota ujë, gjysmë limoni, mjaltë.





Përgatitja e çajit: Së pari duhet të vloni gjysmë litër ujë, e më pas ujin e vluar e vendosni në një enë në të cilën paraprakisht keni shtuar një lugë të luleve të thara nga tërfili i kuq. Më pas çajin e lini të mbuluar për pesë minuta. E lini të ftohet. Në çaj edhe kur të jetë i ngrohtë, por edhe pasi të jetë ftohur mund të shtoni lëngun e shtrydhur nga gjysmë limoni dhe në vend të sheqerit ta ëmbëltoni me mjaltë.