Friday, 19/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Temjani një ilaq i fuqishëm !



Temjani një ilaq i fuqishëm !

Temjani, camcakëzi arab (arab. luban; luban hindi; kundur)

Edhe pse posedon shumë veti mjekuese, shumica e njerëzve rreth tamjanit nuk dijnë gati asgjë.

Në mjekësinë aurvedike, për disa mileniume përdoret në mjekimi7 (1)n e artritit , shërimin e plagëve, rregullimin e statusit hormonal te gratë dhe në mbrojtjen nga mikroorganizmat patogjen.

Në vendet e Lindjes së afërt, që herët përdoret për mbajtjen e shëndetit të hapsirës së gojës. Njerëzit nga këto vise e përtypin rrëshirën e tamjanit dhe kështu e përmirësojnë shëndetin e dhembëve dhe nofullave.Vetitë anti-mikrobike që i ka, e parandalojnë infektimin.

Në Perëndim tamjani më shumë njihet për vetitë e tij anti-ndezje, ndërsa acidet e bosvelit janë përbërësi kryesor i saj.

Tamjani në mënyrë efikase zbut dhembjen e shkaktuar nga artriti, pa dhënë asnjë efekt anësor. Përmirëson qarkullimin, si dhe rrjedhjen e gjakut nëpër enët e gjakut të dëmtuara nga proqeset e ndezjes.

Hulumtimet kanë vërtetuar që ekstrakti, acetati i tamjanit, zvoglon dëmtimet neurologjike, vepron kundër depresionit dhe ngarkesës psikike, zvogëlon nivelin e kolesterolit dhe parandalon sëmundjet e enëve të gjakut.

Në aromaterapi përdoret për lirimin nga stresi, ngarkesa psikike, histeria dhe depresioni, larja me vajin e temjanit ndihmon në dhembjet menstruale dhe ndezja e rrugëve urinare. Ndihmon te bronkiti, asma, sinuziti, ftohjet e shpeshta dhe alergjitë.





Për tu arritur efekti i duhur, është e nevojshme që në dorë të vendoset pak vaj dhe të thithet aroma e saj disa herë në ditë. Është i shkëlqyeshëm për inhalim, në një litër ujë të nxehtë hudhet një lugë e madhe e tinkturës së temjanit.

Vaji i tamjanit mundë të ndihmoj në mjekimin apo zbutjen e gërrhatjes, ashtu që lyhet qafa, gjoksi dhe regjioni rreth hundës. Vaji nuk aplikohet i koncentruar por i zbutur me vaj bazik apo me ujë.

Edhe pse nuk ka kundërindikime të njohura, temjanit dhe preparateve e tij duhet ti ikin personat me tension të lartë të gjakut, shtatëzenat dhe gjidhënëset.

Në hadith është shënuar se një njeri i ishte ankuar të dërguarit te All-llahut alejhi selam, se kishte kujtesë të dobët, prandaj i derguari i All-llahut, salAllahu alejhi we selam i kishte propozuar:
”Përdore TEMJANIN, sepse ai e mbush zemrën gjallëri dhe është ilaq kundër harresës”.Gjatë natës shkrij disa kokrra TEMJAN në ujë dhe atë tretësirë pije në mëngjes në lukth të zbrazët.–
Disa nga dobitë e temjanit janë si vijon:
ndihmon shërimin e tuberkulozit, gjakrrjedhjes, dhembjes së barkut dhe diaresë, ndihmon tretjen e ushqimit, eliminon gazrat, eliminon plagëzat dhe pezmatimet e syve, ndihmon rritjen e indit të ri te të thatit e stomakut, ndihmon në rastet e belbëzimeve dhe rritë kujtesën.

Përzgjodhi dhe përshtati: Dr.med. Flakron Sabedini (Abdurrezak MD)