Thursday, 30/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Temjani – Boswelia serrata


Temjani – Boswelia serrata


 

Në ditët e sotme kur çdo gjë përparon pa arryer as të lexohet dhe komunikohet sa duhet për një gjë të re, ne vetë jemi dëshmitarë se njerëzit po sëmurën shumë e më shumë. Nuk dua të them se teknologjia e sotme i ka fajet, por ne vetë jemi fajtorë i shumë çështjeve të jetës sonë. Sot nuk mundemi ta paramendojmë jetën pa këto gjëra teknologjike, të cilat janë rrënjosur si një pjesë e jetës sonë.

 

Por në një gjë ende jemi të njëjtë kur të sëmuremi kërkojmë shërimin në çdo mënyrë dhe nuk pyetet se si dhe ku, kryesorja është të shërohemi. Gjatë sëmundjes na kujtohen shumë dyer të cilat gjatë kohë si kemi çelur aspak, gjatë kohës së sëmundjeve dhe vuajtjeve jemi  në gjendje të jemi tepër të lidhur edhe me meditim pasi ne jemi afër shkencëtarëve zbulues në këto raste. Këtu nëse më parë nuk kemi kryer ritet fetare na kujtohet edhe një derë e cila është e sigurtë për shërim, për largim të vuajtjeve për largim të stresit,  për lumturinë e pashterrshme: dera e lutjes ndaj Krijuesit, I Cili me të vërtetë ka mundësi të bëjë jo vetëm çudira por gjithçka që ne nuk mundemi as të paramendojmë.

 

Andaj nga kjo edhe erdha në një ide për të shkruar për disa gjëra dhe mjete shumë efikase për shërim të cilat kanë qenë dhe mbeten shëruese edhe sot në ditët e arritjes së lartë të pharmakologjisë.

 

Për temjanin flitet pak në medicinën alternative, e them me plot të drejtë se ka pak shkrime, kurse në gjuhën shqipe mungon, jo vetëm për temjanin por në përgjithësi tretmanet natyrale dhe medicina alternative. Kemi Hadith nga Pejgamberi s.a.v.s. ku thuhet se erdhi një njeri dhe u ankua se kishte kujtesë të dobët, prandaj Profeti Muhammed s.a.v.s. i kishte propozuar: „Përdore temjanin, sepse ai e mbush zemrën gjallëri dhe është ilaç kundër harresës.“

Është shënuar gjithashtu se Ibn Abbasi, r.a. kishte pirë esëll në lukth të thatë tretësirën e temjanit të grimcuar me sheqer.

Enesi transmeton hadithin vijues:

„ Mbushni shtëpitë tuaja me aromën e temjanit dhe zhumbricës.”

Ibn Abbasi ka thënë: “ Nëse e përziejmë sheqer dhe temjan, duke e ngrënë në stomak të zbrazët, nuk do të keni problem me urinim dhe amnezion.”

Ebu Nuajmi transmeton se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “ Jepini shtatëzënave temjan, ngase fëmija i posalindur mashkull me siguri do të jetë i fuqishëm dhe me zemër të shëndoshë, ndërsa nëse është femër, do të jetë e bukur me trup të formuar mrekullueshëm”.

 

Sa janë Hadithet e sakta nuk di të them, por gjëja që e di se nga këtu edhe u bazova për shkrimin dhe hulumtimin e të dhënave për këtë mjet kurues.

Temjani është përdorur dhe përdoret sot e kësaj dite në të gjitha religjionet botërore pa përjashtime të sakta.

Temjani edhe quhet ndryshe sikur bima apo rrëshira më e shëndetshme në botë. Në gjuhën latine  quhet Boswellia serrata, ose Boswellia sacra, Olibanum, pasi gjendet shumë dhe në veçanti në vendet arabe, arabisht quhet Luban. Poashtu është edhe ndër aromat më të vjetra të përdorura deri më sot. Temjanin e kanë përdorur para 5000 viteve në Ishullin Arabik dhe në Afrikën veriore ku edhe ka qenë i barabartë me vlerën e arit. Kurse si mjet shërues kemi të dhëna nga shkrimet e vjetra në papyrus në Egjiptin e vjetër se është përdorur para 3500 vjet ku është përdorur edhe për balzamim e mumijeve. Por edhe në shkrimet e vjetra medicinal të greqisë antike, romake, arabe, indiane, dhe të europës mesjetare është ndër mjetet e preferuara për shërimin e shumë sëmundejeve.

Thuhet poashtu se mbretëresha e Sebes ishte e para që në vitin 950 para e.s. kishte transportuar temjanin dhe shumë gjëra tjera me vlerë;  te ne njihet edhe nga Sureja Sebe ku tregohet se si ajo erdhi te Sulejmani a.s. pasi kishte rrjedhur nga një popull mjaft i pasur.

 

 

Temjani është një shkurrë e cila rritet nëpër vende shumë të ngrohta të shkretëtirës më së tepërmi në Somali prej nga ka prejardhjen temjani më i mirë i njohur deri tash, por ka në të gjithë gadishullin arabik, Arabi, Etiopie, Oman, Eritrea, Sudan dhe poashtu edhe në Indi në gjysmën jugore të saj. Pra vendet ku rritet kjo shkurrë janë të paktë në numër andaj edhe Temjani me cilësi të larta nuk gjindet edhe në shumicë.

 

Gjëja më interesante që më rastisi gjatë mbledhjes së të dhënave ishte se vendet ku gjindet dhe ku rriten shkurret e temjanit ishin të gjitha në një meridian të tokës, të shtrirë në një vijë vertikale dhe menjëherë mbi ekuator, përfshirë edhe Meken e shenjtë, siç shihet në foton e mëposhtme.  Me siguri edhe kjo ka domethënien e vet, por cila është ajo atë e din vetëm Allahu azze we xhel.

 

 

Temjani i cili përdoret më vonë përfitohet nga prerja e drurit apo gdhendja e drurit dhe më pas del lëngu i cili pastaj duhet terur dhe në fund kemi produktin që përdoret për të djegur apo përtypur apo edhe për mënyra tjera të përdorimit.

 

Përdorimi:

Pra duke filluar prej mjekëve të shquar të mëparshëm Hipokrati, Dioskurides, Galeni , Ibn Sinna i quajtur nga të tjerët si Avicena, kanë përdorur temjanin si terapi për shërimin e shumë sëmundjeve. Në radhë të parë po fillojmë nga Ibn Sinna i cili ka përdorur dhe ka thënë se temjani shëron sëmundjet e shpirtit, pasi e pastron shpirtin prej ligësive dhe poashtu ndikon shumë në tru dhe në mbamendje, ndihmon dhe qartëson mbamendjen në shkallë të lartë, me ndihmën e Allahut azze we xhel, natyrisht. Në Iran është zhvilluar një studim ku është vërtetuar se te njerëzit dementë (harrestarë) pas përdorimit ë temjanit mbamendja ka qenë 90% më shumë se para përdorimit të temjanit.

 

Në medicinën indiane apo më saktësisht në ayverda është përdorur më shumë se mija vite për shërimin e arthrithisit, kundër kancerit, për mbrojtjen e përmbajtjes së hormoneve te gratë si dhe mbrojtje e përgjithshme nga mikroorganizmat patogjene. Sipas medicinës së tyre aroma e temjanit në shtëpi të gjithë anëtarëve u jep shëndet të mirë të gjithëve. Këtë metodë e përdorin edhe të krishterët të cilët në meset e tyre e djegin nëpër vendtubimet e tyre. Andaj edhe për momentin temjanin më cilësor dhe më të shtrenjtë e blen, kush pos Vatikanit, ku edhe digjet temjani në çdo ceremoni të tyre.

Në lindjen e mesme përdoret më së shumti siç cekëm edhe më lartë më shumë për atë shpirtëroren por edhe për mirëmbajtjen e gojës dhe zakonisht atje përtypet si çamçakëz dhe ndihmon kundër të gjitha infeksioneve në zgavrën e gojës por edhe ndihmon forcimin e dhëmbëve. Njëkohësisht sot dihet se përtypja e çamçakëzit ndihmon të mbajturit mend dhe forcon trurin.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Çaj rozmarine kundër 12 sëmundjeve

 

Në perëndim temjani njihet më së tepërmi nga ana e kundër inflamatore e saj.

Përbërsit aktiv medicinal të temjanit janë sekviterpenat, monoterpenat, diterpenat, thartina e boswelias-temjanit dhe hidrokarburet. Thartina e boswelias është pjesa më kryesore e temjanit. Ato kanë mundësi dhe efekte shumë të mëdha kundër inflamacionit (ndezjes)së shkaktuar nga artriti, por në dallim nga barnat konvecionale nuk shkaktojnë efekte anësore.

 

Temjani përmirëson qarkullimin dhe rrjedhën e gjakut nëpër enët e dëmtuara nga inflamacioni dhe ndihmon nyjet e prekura nga artriti, Fibromyalgie, Polyarthritis. Mundësia e tij antiiflamatore ndihmon edhe te sëmundjet e krownit ( Morbus Crown), Colitis Ulcerosa, Psoriasis dhe në cystet e ndryshme. Por edhe në sëmundjet e traktit respirativ ka përdorim të madh dhe të suksesshëm e sidomos në raste të astmës bronchiale dhe te rastet e Mucoviscidozës.Ndihmon dhe kuron sëmundjet e ndryshme te kokës, sëmundjet e mëlçisë, ndezjen e pankreasit.

Disa studime kanë treguar se temjani ndihmon edhe në shërimin e disa llojeve të karcinomit, melanomeve malign, kancerit të fshikëzës së urinës dhe kancerit të trurit. Sidomos te tumoret thartira e boswelias ka një ndikim të madh pasi ajo shpërndan ujin i cili formohet rreth tumoreve. Prej të gjithëve më i miri për këtë seancë është temjani i cili vjen prej Omani pasi me te edhe u kryen studime. Përdorimi i këtij lloji të temjanit ndalon rritjen e karcinomit. Këtë studim e ka kryer Dr. i Imunologjisë Mahmoud Suhali, ai ka vërtetuar se temjani riparon DNA e dëmtuar të qelizave kancerogjene dhe programon korrekt kodin e mëparshëm në qeliza dhe në atë mënyrë këto qeliza funkcionojnë më pas sikur të gjitha qelizat tjera të shëndosha.

 

Këtë gjë e kryen edhe te qelizat kancerogjene të cilat kanë qenë rezistente ndaj Chemotherapisë. Pasi temjani kujdeset dhe sulmon ekskluzivisht vetëm qelizat malinje dhe ato qelizat e shëndosha nuk i prek aspak është gjëja e cila i shtyn shkencëtarët të punojnë pa pushim në këtë drejtim për të bërë identifikimin e substancës e cila lufton qelizat kancerogjene dhe këtë substancë të izolojnë dhe të përdorin pastaj kundër kancereve direkt. Por kjo është për momentin ende pa përvoja shtesë edhe pse në Indi punohet shumë në këtë drejtim por edhe në Gjermani dhe në vende tjera të Europës.

Është e vërtetuar se ekstrakti i temjanit, redukton dëmtimet neurologjike, lehtëson depresionin dhe tensionimet e tepërta(stresin), parandalon sëmundjet të enëve të gjakut dhe zvogëlon kolesterolin e keq.

Në aromaterapi përdoret temjani, faktikisht vaji i temjanit për të nuhatur apo edhe për masazhë, për lehtësimin e stresit apo edhe të nervozizmit, hysterisë dhe depresionit. Aromaterapi nuk është diçka e panjohur te muslimanët pasi Pejgamberi s.a.v.s. ka përdorur gjithmonë parfumet dhe ka qenë një gjë të cilën e ka cilësuar shumë duke thënë:„Ka tri gjëra në këtë botë që unë i dua: gratë, aromat, kurse qetësimi i syrit tim është në namaz.”

 

Masazha dhe vaska me vajin e temjanit ndihmon shumë edhe te sëmundjet dhe dhimbjet menstruale si dhe te ndezjet e fshikëzës urinare. Terapia me vajin e temjanit ka një efekt pozitiv në sistemin e frymëmarrjes dhe lehtëson bronhitin, astmën, sinuzitin, ftohjet e shpeshta dhe alergjitë. Merrni disa pika nga vaji i temjanit dhe merrni frymë disa herë në ditë apo inhaloni tinkturën e pregatitur nga temjani, 1 lugë të vogël kafeje në 1 litër ujë.

 

Interesante: besohet se temjani ka mundësi të ndalojë gërhatjen – për këtë qëllim duhet me vajin e temjanit të lyhet dhe masazhohet lehtë qafa, gjoksi dhe pjesët përreth hundës.

Kjo bimë është e shkëlqyer për kujdesin e lëkurës – ndihmon te aknet, shenjat, strijet, rrudhat dhe për shërimin e varrëve. Edhe pse përdoret me mija vite nuk është vërejtur asnjë efekt anësor me rëndësi. Studimet e fundit toksikologjike kanë konfirmuar se ekstraktet e temjanit janë të sigurta për përdorimin e jashtëm dhe të mbrendshëm.

Por nga shkaku se nuk ka studime të kryera në shumë sfera tjera, pasi secili studim kërkon shumë investim të madh, nuk rekomandohet të përdoret te njerëzit të cilit përdorin medikamente për tëholljen e gjakut, njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, nëse jeni shtatzënë dhe nëse i jepni gji fëmijës. Edhe pse këtu po marr shembull thënien e Pejgamberit s.a.v.s. që kam cituar më lartë:

Ebu Nuajmi transmeton se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “ Jepini shtatëzënave temjan, ngase fëmija i posalindur mashkull me siguri do të jetë i fuqishëm dhe me zemër të shëndoshë, ndërsa nëse është femër, do të jetë e bukur me trup të formuar mrekullueshëm”.

 

Mirëpo e ceki edhe një herë se studimet mungojnë në këto raste andaj edhe mbetet të presim edhe më tej deri sa edhe kjo të vërtetohet, pasi se në thëniet e Pejgamberit nuk dyshoj aspak.

Temjani prodhohet dhe importohet sot prej Indisë. Për shërim përdoret rrëshira e mbledhur gjatë gjithë vitit. Nga kjo prodhohen tinktura, vaji, krema dhe shtojcë në gjëra ushqimore dhe medikamente në bazë të temjanit. Temjani i cili përdoret për të ngrënë apo pirë duhet të jetë më i tejdukshëm pa pika të zeza dhe të kafta. Më së shpeshti është lehtë në ngjyrë të verdhë me një nuansë të ngjyrës së gjelbërt, dhe përtypet sikur çamçakëz.

Për përdorimin e mbrendshëm mundeni të përdorni edhe temjanin në formë të kapsulave të cilat në vendet e lindjes dhe të perëndimit mundeni të gjeni në farmaci më të mëdha. Por edhe njerëzit që frekuentojnë në lindjen e mesme. Për banjë mundeni të përdorni rrëshirën e temjanit apo edhe shkopinj aromatik nga temjani.

Nga materiali që kam lexuar dhe prej nga është marr kjo përmbledhje ka studime të shumta që pozitivisht janë përmbyllur,siç ceka edhe më lartë të shumtat e studimeve janë të kryera në Spitalet të shumta gjermane, Angli, Indi, Oman,  Zvicër por ka edhe shumë të cilat janë në vijim. Materialet janë në gjuhë gjermane, angleze dhe gjuha frënge, ndoshta  në gjuhët tjera e sidomos në atë arabe ka edhe më shumë. Por sa për fillim dhe cytje për studim të mëtutjeshëm InshaAllah është një fillim i mirë. Lus Allahun azze we xhel të pranon këtë përkthim modest, të na jep sukses në çdo çështje por edhe na pasuron me dituri të dobishme dhe dobiprurëse për në të dy botërat dhe i shëron të sëmurit tanë.

 

Përktheu dhe përshtati: Suzana Hasani

Categories

Archives