Saturday, 22/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Telefoni i juaj i mencur po ju demton trurin,ja cila eshte areyeja



Telefoni i juaj i mencur po ju demton trurin,ja cila eshte areyeja

Telefonat e mençur janë duke e kalbur trurin e njeriut dhe e vetmja kurë është që telefonin ta mbani më shumë në xhep.

Një e treta e njerëzve e shikojnë telefonin më shumë se 25 herë në ditë, madje disa e shikojnë edhe sapo të zgjohen nga gjumi, transmeton Gazeta Blic.

Sipas studiuesit Nicholas Carr, janë pikërisht telefonat e mençur që janë duke e zbehur koncentrimin e njerëzve dhe duke e dëmtuar aftësinë e të menduarit.
“Interneti dhe paisjet tjera teknologjike, vazhdimisht janë duke e dëmtuar mënyrën e të menduarit,” shkruan autori i librit ‘The Shallows’.





“Pa dyshim, që teknologjia ka efekt në kujtesën tonë. Nëse ju vazhdimisht jeni të hutuar dhe merrni informacione të reja, në thelb ato e shtyjnë mënyrën e të menduarit. Nëse vazhdimisht qëndroni me telefon në dorë, atëherë kjo është dëshmia më e madhe që kujtesa juaj ka filluar të zbehet,” thotë ai. /Gazeta Blic/