Saturday, 20/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Teknika që sfidon stresin



Teknika që sfidon stresin

 
1. Planifikimi për stres

Për ta planifikuar stresin ka tri mënyra:

a. Shmangia – Kjo funksionon vetëm nëse ju keni kontroll gjatë ngjarjeve.

b. Lehtësimi – Mënyra më e mirë është që ta minimizoni kohën që keni për ta harxhuar në situatën stresuese.

c. Bëni prova – Ju mund të jepni prova se si do të veproni në situatën e dhënë.

2. Zvogëloni rëndësinë e ngjarjes!

Zvogëlimi i rëndësisë së ngjarjes shërben për ta racionalizuar mënyrën e të menduarit për atë se çfarë ndodh.

3. Zvogëloni pasigurinë tuaj

Mungesa e informacioneve dhe veprimeve për njerëzit e tjerë, mund të ndikojë negativisht në aftësinë tuaj për të performuar.
Çelësi i zvogëlimit të stresit është që të gjeni se çka do të bëni  me qëllim që të jeni të përgatitur në mënyrë adekuate për këtë ngjarje. Duke e ditur që stresi patjetër duhet t’ju afektojë edhe juve, ju nuk mund të bëni që stresi plotësisht të zhduket, por nëse ju i parashikoni reagimet vetanake, ju do të jeni në pozitë të mirë për t`i kontrolluar ndjenjat.

4. Njihuni me mendime negative

Mendimet negative brenda vetes u gërryejnë brenda për brenda dhe mund t’ju bëjnë juve që të besoni se nuk mund të arrini diçka.





Ka pesë fusha të veçanta të mendimeve që duhet t`i kaloni:

1. Fokusimi në negativitet – Fokusimi tek përvoja negative dhe jo në ato pozitive do t’u bëj juve të ndjeheni keq.
2. Mendimi i tërë ose mendimi për asgjë – Kjo mund të shkaktojë që të keni përceptim për një ngjarje ose reagime të njerëzve, të pabazuara në fakte.
3. Përgjithësimi  i tepërt – Kur ju e bëni këtë, ju shikoni një ngjarje negative të vetme e cila është një model dhe ju gjithmonë në këtë do të bazoheni.
4. Përfundime të shpejta – Kjo mënyrë e cila është e njohur edhe si lexim i mendjes, përfshin imagjinimin për reagimet negative të njerëzve dhe rezultatet negative pa u bazuar në fakte.
5. Personalizimi dhe fajësimi – Kjo ndodh kur ju e fajësoni veten, edhe pse dikush tjetër ka qenë përgjegjës.

5. Sfidimi i mendimeve negative

Ju mund t’i aplikoni katër teknika për t’i larguar mendimet negative brenda jush:

1. Kontrolli i fakteve – Ju duhet t’i shikoni faktet aktuale se çka është duke ndodhur, duke mos menduar se versioni juaj i ngjarjeve është i vetmi drejtim.
2. Ndihmojeni veten – Mendimet negative ju shtyjnë që të bëheni “armik” i vetvetes.
3. Vendosni gjërat në kontekst – Kjo do t’ju ndimojë që të zhduken disa mendime mbrenda jush, po ashtu do të shfaqet hapësira që të vëreni se cilat probleme i keni ekzagjeruar për së tepërmi.
4. Shikoni gjërat pozitive – Sfidoni vetëm ato mendime që kanë ndikime negative në qëndrimin tuaj dhe në punët tuaja.

6. Si të reagoni ndaj kritikës?

Komunikimi më stresues që duhet t`i përgjigjeni është kritika, pjesërisht kur ajo është jo konstruktive dhe jo e arsyeshme. Kritika mund të racionalizohet në tri veprime të thjeshta:
1. Pajtohu me kritikën e vërtetë
2. Pajtohu me logjikën e kritikës dhe
3. Prano fakte për përmirësim të mundshëm

7. Teknikat tjera për ta sfiduar stresin janë:

1. Mbështetja e madhe në Allahun – në rast të ndonjë fatkeqësie, duhet të pajtohesh me caktimin e Allahut.
2. Marrja e abdestit.
3. Falja e namazeve farze dhe nafile duke qenë i përqëndruar maksimalisht.
4. Lexoni ose dëgjoni  Kur`an, sepse 80 % e rasteve shërohen me lexim dhe dëgjim të Kur`anit.
5. Bëni dhikër sa më shumë gjatë ditës, gjithashtu bëje dhikrin e mëngjesit dhe të mbrëmjes me rregull.
6. Shkoni në vende ku përmendet emri i Allahut p.sh.: në xhamia dhe gjithashtu dëgjoni ligjërata fetare edhe në shtëpitë tuaja.
7. Lexoni libra të ndryshëm, qoftë fetarë, shkencorë apo romane dhe revista, gazeta, etj., deri në atë masë sa nuk ju ngarkojnë juve sepse kështu nuk ndikojnë te ju negativisht.
8. Planifikoni kohën për të dalë në natyrë të hapur, për t’u relaksuar, por në rast se kjo ndikon negativisht mos dilni, p.sh.: personat me trauma të luftës nuk bën të dalin në male sepse iu kujtohet ajo çka kanë përjetuar gjatë luftës dhe ndikon keq te ta.
9. Shikoni televizor, dëgjoni lajme, ndonjë emision dokumentar, ndonjë film për pejgamberë, etj.
10. Për ta sfiduar stresin, personat duhet të mundohen ta planifikojnë kohën shumë mirë, vetë ose me ndihmën e dikujt tjetër sepse pa planifikim të mirë nuk ka sukses.

Jehona Kamberi – Telqiu